Majlind LAZIMI–Këshilltar Ekonomik

Majlind LAZIMI–Këshilltar Ekonomik

Majlind Lazimi ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shoqërisë tregtare “Posta Shqiptare” për rreth 3 vite (Gusht 2014 – Qershor 2017).

Para kesaj detyre,  z. Lazimi ka shërbyer edhe si Zv.Minister i Integrimit Europian për periudhën shtator 2013 – gusht 2014.

 

Gjatë karrierës së tij, Z. Lazimi ka shërbyer si  Drejtor i Kabinetit të Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nga Janari 2011 deri në Janar 2013.

Nga tetori i 2010 – në Janar të 2011, Z.Lazimi ka shërbyer si këshilltar ekonomik i Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Gjithashtu, nga tetori i 2009- shtator të 2010, ai ka shërbyer si këshilltar i çështjeve ekonomike pranë Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme.

Nga vitet 2007-2008 ka shërbyer si asistent pedagog në Universitetin e Mesdheut Lindor në Qipro.

Nga viti 2014, Z. Lazimi  ka shërbyer si pedagog i jashtëm edhe në Universitetin e New Yorkut në Tiranë.

Z.Lazimi ka mbaruar studimet Bachelor në degën Financë-Banke 2003-2007, në Universitetin e Mesdheut Lindor, Qipro.

Në vitet 2007-2008, mbaron studimet pas-universitare – Master of Science(MSc), në Programin e Përbashkët të Queen`s University (Kanada) dhe Universitetit të Mesdheut Lindor (Qipro) në disiplinën – Financë Bankare dhe Vlerësim Investimesh.

Majlind Lazimi është një ekonomist me njohuri të thella në fushën ekonomike, financiare dhe bankare. Gjithashtu ai ka ekspertizë në vlerësimin e integruar ekonomik të investimeve dhe projekteve zhvillimore.

Z.Lazimi zotëron në mënyrë të shkëlqyer gjuhën angleze dhe shumë mire gjuhën turke dhe atë italiane.

Z.Lazimi ka nje Diplomë Profesionale nga “John Deutsch Institute” në Queen`s University (Kanada) dhe është gjithashtu i Asociuar i Institutit të Bankiereve Kanadez që nga viti 2008.