Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Komuniteti Egjiptian i bashkohen thirrjes së Presidentit Meta për të dhuruar gjak

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Komuniteti Egjiptian i bashkohen thirrjes së Presidentit Meta për të dhuruar gjak

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda në bashkëpunim me përfaqësuesit e komunitetit egjiptian, Kryqin e Kuq Shqiptar si dhe stafin mjekësor të Bankës së Gjakut në QSUT iu bashkuan “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, nismë e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, duke marrë pjesë në një seancë dhurimi gjaku pranë institucionit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Komisioneri Gajda, falënderoi komunitetin egjiptian dhe stafin e KMD për këtë gjest sensibilizues për shoqërinë.