Gjeneral Brigade Piro AHMETAJ- Këshilltar Ushtarak

Gjeneral Brigade Piro AHMETAJ,

Këshilltar Ushtarak

 

Ka lindur në Tepelenë më 10 Mars 1963. Gjeneral Brigade Piro Ahmetaj ka 35 vjet në shërbim aktiv në FA, nga të cilat 20 vjet ekspert dhe funksione të larta në strukturat e SHPFA/MM, NATO dhe këshilltar ushtarak (mbrojtjen) i Presidentit të RSH:

 

Ka përfunduar 3 vjet Universitetin Ushtarak (1986); 2 vjet Akademinë e Mbrojtjes së Shtabit të Përngjitshim (2002-2004), Tiranë, si dhe Kolegjin e Lartë të NATO-s, Romë (2006).

 

1986-1992: në detyra komandant toge deri komandat batalioni, në repartet e FA, Shkodër, si dhe 1993-1998, zëvendës shef i rajonit të policisë ushtarake Vlorë;

 

1999 – 2008: Specialist, Shef Sektori, Zëvendës & Drejtor në strukturat e Integrimit dhe Planifikimit Strategjik të MM/SHPFA, dhe me kontribute të spikatura në procesin e negociatave teknike gjatë/pas Anëtarësimit në NATO;

 

Mars 2008 – Shtator 2013, Përfaqësues Ushtarak Kombëtar në Komandën Supreme të NATO (SHAPE), kur/ku me autorizim të autoriteteve shtetërore ka nënshtruar disa Marrëveshje Mirëkuptimi dhe Teknike (MoU & TA) me strukturat dhe vendet e NATO-s;

 

Përparimi në gradë: Kapiten në 1992; Major 1998; Nënkolonel në 2004; Kolonel në 2008.

 

Me dekret të Presidentit Nr. 8232, datë 24.06.2013, është promovuar Gjeneral Brigade, nga funksioni i PUK/NMR në Komandën Supreme të NATO-s (SHAPE), Belgjikë;

 

Me dekret të Presidentit të Republikës Nr. 8237, datë 28.06.2013, është emëruar Zëvendës Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA;

 

Me dekret të Presidentit, Nr. 8459, datë 17.01.2014, lirohet nga funksioni Zv/SHSHPFA, dhe me vendim nr. 300 prej Janar 2014 e në vijim ushtron funksionin e Këshilltar Ushtarak (Mbrojtjen) i Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

 

Kontribuues teknik në përgatitjen dhe prezantimin e dokumenteve të anëtarësimit në NATO (MAP/PARP); SSK (2004; 2014); SU (2007); PAZH 2008-2020, si dhe ekspert-rekomandues i një platforme për reformimin e Sistemit të Sigurisë dhe të Mbrojtjes (mbarë) Kombëtare.

 

Ka kryer Studimet “Master në fushën e sigurisë globale” si dhe është duke ndjekur programin e doktoratës: “Mbi nivelin e ambicies së RSH në kuadër të sigurisë kombëtare, të NATO-s dhe ndërkombëtare”.

 

Rreth 50 kurse afatshkurtra në vende, institucione dhe institute të sigurisë, si: Bruksel, Uashington, New York, Londër, Berlin, Romë, Paris, Otava, Moskë, Varshavë, Gjenevë, etj.

 

Ka një profil të mirënjohur në komunitetin e sigurisë strategjike, etj, pasi përveç funksioneve ka botuar mbi 100 vlerësime në shtypin e shkruar brenda dhe jashtë vendit për sigurinë Kombëtare, Rajonale, NATO-n, UN, BE, etj.

 

Për përkushtim të dalluar dhe kontribute të spikatura, gjatë karrierës 35 vjeçare në FA, veçanërisht në procesin e integrimit euroatlantik është vlerësuar me Urdhra, Dekorata dhe Medalje, nga autoritetet e larta shtetërore dhe ato të NATO-s.

 

Është i martuar me Znj. Lindita dhe kanë dy fëmijë të rritur, djalin Arlind (25 vjeç), dhe vajza Esmeralda Ahmetaj (23 vjeçe).

 

piro.ahmetaj@president.al