Intervista e Presidentit Meta në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arjan Çani në TV KLAN

Intervista e Presidentit Meta në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arjan Çani në TV KLAN

Arjan Çani: Si ra Shqiponja tek Lapraka?

Presidenti Meta: Nuk bie Shqiponja, nuk bie as simbolikisht.

Gazetari: Ke 24 orë që ngrite pritmërinë që the që do ishe sot tek Çani.

Presidenti Meta: Për mua kjo është një ngjarje sepse kam kohë pa ardhur. Për mua është ngjarje e rëndësishme.

Gazetari: Nuk besoj se ke emocione?

Presidenti Meta: Të takohesh me Çani është gjithmonë një emision, me audiencën e Çanit është dyfish.

Gazetari: Mora vesh nga mediat pak minuta më parë që ju e dekretuat z. Llesh si Ministër i Brendshëm.

Presidenti Meta: Është e vërtetë

Gazetari: Pashë që doli lajmi me një shpejtësi të paparë. Më thanë si ka mundësi që nuk priti 10 minuta ta thoshte në emision

Presidenti Meta: Nuk shkonte që ta thosha në emision dhe e dyta kisha edhe një ide, mendova mos ta firmosja mbas emisionit, jo thjesht pas emisionit, por për shkak të angazhimeve. Por mendova se ky Çani si bashkëpunëtor i opozitës mos më mban pas orën 12 dhe kalon afati kushtetues. Të lodhet kryeministrit të firmosej për herë të tretë është gabuar.

Gazetari: I bie që Rama të sillte dekret për herë të tretë?

Presidenti Meta: Po kështu, por pse kur kemi mundësi që gjërat t’i bëjmë më shpejt.

Gazetari: Sandër Lleshi është ministër tani që flasim?

Presidenti Meta: Duhet të kalojë në Parlament. Normalisht është i emëruar si ministër.

Gazetari: Para se të marrim vesh misterin dhe asaj që flihet pas kësaj vonese në detektimin e Ministrit të Brendshëm, jam kurioz të di nëse u kënaqe në Paris dhe më pas në Marsejë. Pash disa fotot që kishe dalë Presidentin e Francës, me Kryeministrin e Izraelit. Ma thuaj sinqerisht, ishin qoka sepse u kënaqe që i takove apo pati ndonjë punë?

Presidenti Meta: Ishte një ftesë zyrtare, mendoj që bëmë edhe punë edhe mundësia për tu takuar për të biseduar me presidentin Macron edhe me Ministrin e Jashtëm të Francës në Marsejë të cilin ishim në një aktivitete, por dhe me shumë aktivitete të tjera. Kështu që kur të vijnë ata këtu, besoj se edhe ti do të kesh mundësi të bësh foto meqë i ke me kaq qejf.

Gazetari: U kënaqe apo jo me biseda?

Presidenti Meta: Padyshim që u kënaqa me biseda dhe me vetë ngjarjen.

Gazetari: Ishe takuar më parë me Kryeministrin e Izraelit?

Presidenti Meta: Jemi takuar në pozicione të ndryshme, por si Kryeministër hera e parë.

Gazetari: Pse e shtyu vizitën në Tiranë?

Presidenti Meta: Do të vijë. Kishte një angazhim, por edhe një kolegu i tij politikan ministër ndërroi jetë dhe duhet të ishte atje për homazhe.

Gazetari: Unë e lidha me bombardimet që ndodhën ato ditë që ai do të vinte në Tiranë mendova se e shtyu se do të bombardonte…

Presidenti Meta: Ty përkeq të shkon mendja.

Gazetari: Në Francë ka një debat shumë interesant për Marshallin Petain, është një personazh kontrovers…

Presidenti Meta: Franca e ka heroin luftës së dytë botërore që është Marshalli De Gaulle. Kanë filluar të gjithë të mësojnë nga Deng Xiaoping i cili kur foli për Maon tha 70 për qind i kishte të mira, 30 për qind i kishte probleme. T’ia ruajmë të mirat dhe të mësojmë nga gabimet. Kështu që nuk është e keqe.

Gazetari: Teleshikuesve nuk i intereson shumë Petain por i intereson dikush tjetër. Është Mid’hat Frashëri që apo i erdhën eshtrat në Shqipëri. Pra një njeri me nivele të larta, të gjithë e thonë këtë gjë, por ndërkohë i akuzuar për kolaboracionizëm gjatë luftës së dytë. Pra, ju vetë duke qenë se jeni President keni një qëndrim të prerë?

Presidenti Meta: Edhe unë me Deng Xiaoping jam, që do të thotë jo thjeshtë për oportunizëm por për objektivitet edhe për të qenë realist. Mid’hat Frashëri është një personalitet shumë i madh sepse unë nesër do të shkojë në Manastir, sepse kemi një përvjetor jubilar të Kongresit të Manastirit. Ai ka qenë nga figurat kryesore, siç ka qenë nga figurat kryesore të pavarësisë në Vlorë, nga figurat kryesore që ka mbështetur Princ Vidin për forcimin dhe për njohjen e shtetit të ri shqiptar e kështu me radhë në të gjitha fushat si albanolog. Unë e vlerësoj për pjesën patriotike, për alfabetin, për pavarësinë.

Përsa i takon luftën antifashiste, De Gaulle jonë është Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe këtë e kam me bindje të plotë, sepse pavarësisht nga arsyet apo nga motivet që i erdhën këtij personaliteti të madh, por edhe shumë emrave të tjerë të shquar që kanë qenë intelektual, të cilët vlerësuan se përmes Italisë dhe Gjermanisë së asaj kohe, të cilat ishin vende totalitare fashiste, naziste, mund të realizonin projektin e bashkimit të të gjithë trojeve shqiptare, siç ishte ai premtimi i Italisë apo i Gjermanisë, dhe ky premtim kishte një arsye në mënyrë që shqiptarët të përdoreshin kundër Greqisë apo kundër sllavëve të cilët ishin më të lidhur me komunizmin dhe Bashkimin Sovjetik në atë kohë. Unë mendon se LANÇ është De Gaulle i Shqipërisë për arsye, sepse nëse Shqipëria nuk do të kishte bërë këtë luftë dhe kjo luftë nuk do të ishte njohur ndërkombëtarisht si nga Anglo-Amerikanët ashtu edhe nga Bashkimi Sovjetik, Shqipëria do të ishte copëtuar në Konferencën e Paqes.

Gazetari: Po të ishin ballistët fitimtarë?

Presidenti Meta: Nuk kanë se si të ishin sepse fitimtarë dihet që dolën blloku Anglo-Amerikan dhe Bashkimi Sovjetik. Nëse do t’i kthemi historisë do të instalohej nazi-fashizmi në të gjithë botën dhe kjo nuk do të ishte një gjë e mirë për botën, sepse do të ishte diçka tërësisht e kundërt me demokracinë liberal perëndimore të cilat kanë sjellë atë progres për të cilat ne jemi bashkuar.

Gazetari: Tregon që e djathta ekstreme është duke ardhur, jemi duke i parë?

Presidenti Meta: E djathtë ekstreme janë një parti daneze, gjermane, franceze…

Gazetari: Edhe në Itali erdhën, në Austri erdhën..

Presidenti Meta: Do të vijnë e do të ikin, sepse vijnë me pritmëri të mëdha dhe nuk do të realizojnë dot ato gjëra. Në këtë drejtim, vlerësojmë të mirat dhe të mësojmë nga gabimet.

Gazetari: Ajo që vjen çudi është se si ka mundësi që të paktën nuk more dekretin me vete që paktën formalisht ta firmosje tek unë, thjeshtë simbolikisht, do të ishte një akt i bukur dhe transparent?

Presidenti Meta: Dhe ti këtë e bën për të intriguar audiencën, sepse ti e di që një President nuk mund ta bëj këtë gjë në këtë mënyrë.

Gazetari: Me kë ishe në Paris, ishe me Macron, me Kryeministrin e Izraelit. Kush të mbeti në mendje?

Presidenti Meta: Tani mos më shiko mua sepse kam 20 vjet që takohem. Vetë ngjarja, vetë eventi ishte shumë interesant.

Gazetari: Për Shqipërinë nuk u tha asgjë në tavolina, Macron çfarë tha?

Presidenti Meta: Ne kemi dëshirën që ai të vij në Shqipëri dhe ai e ka këtë objektiv për të ardhmen.

Gazetari: Kur thua ne e ke fjalën edhe për Edi Ramën?

Presidenti Meta: Jo vetëm për mua dhe Edi Ramën, por edhe për ju si një frankofon i shkëlqyer.

Gazetari: Unë s’do të votoja Macron po të isha. Do të votoja Fillon, sepse ai ishte një president serioz. E di që më shikon ashtu sepse ju jeni i majtë dhe nuk më kupton dot.

Presidenti Meta: Mos më ngatërro me këtë i majtë i djathtë. Tani të vish nga Skrapari vështirë është të jesh çun i djathtë…

Gazetari: Pra nga Parisi nuk do më thuash asgjë që të ka mbet në mendje?

Presidenti Meta: U kënaqa që bënë një ceremoni për ish-futbollistin e kombëtares tonë, Edvin Muratin. Kaluam shumë mirë me Edvinin se me të vërtetë është një personalitet i shkëlqyer. Edhe me Saimir Pirgun, sepse po përgatitej për një premierë. Kështu që këto kanë qenë takime shumë të mira. Por me Edvinin u kënaqa më shumë, sepse bëmë një ceremoni dekorimi për të, dhe kishte një pjesëmarrje shumë të gjerë. Ai është një rast i mrekullueshëm se si një sportist për shkak të njohjeve që ka, t’i shërbejë vendit me shumë përkushtim. Këto janë dy takimet më impresionuese për mua nga ana emocionale, personale.

Gazetari: Kjo është ajo që dua unë që një President të thotë kur vjen nga jashtë, takova një sportist dhe një artist të famshëm, të vërtetë…

Presidenti Meta: Unë kam patur rastin të jem në një shfaqje, që ka marrë pjesë Saimir Pirgu si tenor dhe është një krenari e jashtëzakonshme, sepse dalja e tij në skenë si një lider i jashtëzakonshëm dhe një reagim i gjithë asaj audience impresionuese. Është pjesa më e mirë e Shqipërisë që duhet të dali më në pah dhe duhet të njihet më shumë këtu brenda nesh.

Gazetari: Le të flasim pak për Shqiponjën e Laprakës, sepse u bë një debat në fakt pavarësisht nga shijet personale që mund të ketë Kryeministri, mund të keni Ju, mund të ketë çdo njeri. Sipas jush a duhej hequr ky simbol?

Presidenti Meta: Që të jap mendimin tim në mënyrë objektive, unë nuk jam as njeriu i duhur për të bërë një vlerësim estetiko-artistik të shqiponjës. Megjithatë ajo është vendosur – sepse është vendosur në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë – me një kontribut të një familjeje shumë të njohur dhe të shquar shqiptare nga Maqedonia, familja Destani. Mendoj që në rast se kjo do të hiqej për shkak të një projekti publik është diçka tjetër, por ajo mund të vendosej përsëri diku tjetër. Sepse do shqiponjë është shqiponjë dhe shqiponja është simboli ynë. Nuk besoj se është bërë projekti publik për të hequr shqiponjën, sepse kjo do të ishte e gabuar dhe nuk besoj që ka ndodhur kjo.

Gazetari: Por janë hedhur para për të bërë atë vepër…

Presidenti Meta: Jo vetëm aq por është bërë një investim njerëzor, emocional.

Gazetari: Pra, përse duhej prishur një simbol kombëtar, që edhe pse nuk kënaqte të gjitha shijet të paktën shërbente si pikë orientimi për të gjithë qytetarët që vinin nga rrethet?

Presidenti Meta: Këto mund të hiqen, por larg një fryme konfliktuale, dengiruese sepse kjo nuk është e mirë.

Gazetari: Ç’është ky dyzim që ka Edi Rama? Nga njëra anë shpall “non-grata” eurodeputeten qipriote, Eleni Theocharous që bëri ato deklarata të ashpër në Bularat dhe nga ana tjetër heq shqiponjën. Ka një dyzim këtu, ka një kontradiktë…

Presidenti Meta: Nuk besoj që të ketë një lidhje të drejtpërdrejtë. Ashtu ka vlerësuar apo gjykuar, por për mua në rast se shqiponja është hequr dhe besoj se do të jetë hequr për shkak të një projekti publik, mjafton kaq.

Gazetari: Juve nuk ju shqetëson shumë kjo ngjarje?

Presidenti Meta: Mua më shqetëson të mos ketë konflikte panevojshme, por këto çështjet e tjera pastaj janë çështje të ndryshme.

Gazetari: Si President i vendit besoj se nuk je interesuar të dish se sa kushton ky projekti i ri që do të zbatohet në Unazën e re të Tiranës?

Presidenti Meta: Ne jemi të interesuar të dimë se si po ecën kjo çështje në raport me këto shqetësime apo me këtë konflikt që është shprehur gjatë ditëve të fundit. Në intereson të mos ekzistojë një konflikt i tillë i cili nuk është i mirë për askënd, as për banorët, për komunitetin, as për autoritetet, qeverinë dhe as për të gjithë qytetarët.

Gazetari: Ju jeni me banorët që kërkojnë të mos u prishen shtëpitë apo jeni me qeverinë në këtë rast?

Presidenti Meta: Unë jam për atë që të harmonizojmë një projekt për një interes publik me problemet më jetik të banorëve.

Gazetari: Pse nuk u japin dëmshpërblimet për prishjen e ndërtesave këtyre banore sipas vlerës së tregut?

Presidenti Meta: Kjo është një çështje që duhet vlerësuar në një dialog me banorët sipas ligjeve që kemi ne, sipas praktikave të deritanishme më të mira, më të drejta.

 

Gazetari: Ishim duke folur për aktualitetin politik në Shqipëri. Dy fjalë doja të më thoshit për Bularatin, pa u zgjatur shumë sepse është një çështje që është diskutuar shumë këto ditë. Si President i Shqipërisë edhe ju reaguat dhe u bëtë thirrje për të qëndruar larg nacionalizmit. Kur dëgjove deputeten Eleni Theocharus a u pendove që reagove edhe kundër retorikës shqiptare?

Presidenti Meta: Për mua është e rëndësishme që ne të jemi sa më të përmbajtur sepse retorika nacionaliste nuk është se na forcon dhe as na ndihmon. Jo vetëm kaq, por duhet të kuptojmë se kjo ngjarje, sidoqoftë tragjike sepse ka humbur jeta e një njeriu, nuk është një ngjarje e rastësishme, në vlerësimin tim.

Gazetari: Në ç’kuptim nuk është e rastësishme?

Presidenti Meta: Nuk është e rastësishme sepse është e qartë se viktima ka qenë i frymëzuar, apo i instrumentalizuar, apo i përpunuar për të shprehur atë papërmbajtje tepër provokuese dhe për të krijuar një incident, pavarësisht se cila do të ishte pasoja që do të sillte tensionimin e një raporti dhe të një situate. Pra, nuk mendoj që është një gjë e rastësishme.

Gazetari: Ai kishte në plan të vriste njerëz, ndaj e vranë?

Presidenti Meta: Nuk po them se kishte në plan të vriste njerëz, por kishte në plan të demonstronte atë provokim, sepse të dalësh me armë…

Arian Çani: Ju keni pasur shumë detyra shtetërore, normalisht mendoni se ishte e pashmangshme vrasja e atij personi. U prit që u prit pesë orë nuk mund të pritej ti mbaronin karikatorët dhe pastaj të kapej?

Presidenti Meta: Kjo nuk është një çështje që nuk vlerësohet as nga unë si President dhe as nga askush tjetër. Kjo është një çështje që vlerësohet nga institucionet përkatëse ligjzbatuese dhe unë kam bërë thirrje për një hetim të plotë, gjithëpërfshirës të kësaj çështje.

Gazetari: Që nuk dihet nëse do ketë hetim gjithëpërfshirës, apo jo?

Presidenti Meta: Unë mendoj që nuk ka se përse të mos ketë. Por ajo që nuk duhet të harrojmë është që ka një përpjekje të segmenteve të caktuara për të provokuar tensione dhe për të krijuar raporte të paqena, midis shqiptarëve dhe grekëve në tërësi dhe sidomos edhe brenda vendit tonë raportin e minoritarëve, pra qytetarëve shqiptarë me kombësi greke me gjithë pjesën tjetër.

Gazetari: Ilir Meta duhet thënë se sipas portaleve shqiptare që citojnë gazetën greke “Protothema”, ju keni ndërhyrë për të kthyer trupin e “heroit” të tyre (siç e quan Protothema). Sipas kësaj gazete ti je politikani shqiptar që je më afër greke dhe i pari që ke marrë medaljen e artë të parlamentit të Greqisë. Është e vërtetë?

Presidenti Meta: Unë këtë gjë nuk e di, nëse e kam marrë apo jo vetëm unë medaljen që japin në parlamentin grek dhe kjo nuk ka ndonjë rëndësi fare…

Gazetari: Nuk të josh kjo gjë që grekët të kanë xhan?

Presidenti Meta: Tani edhe ne i kemi xhan grekët, por natyrisht që ekstremistët nuk kemi ndonjë arsye që t’i kemi xhan dhe nuk kemi ndonjë arsye që të biem në lojën e tyre, sepse ata këtë kërkojnë; faktorizimin e një konflikti të paqenë dhe që dëmton gjithë marrëdhëniet tona.

Për rastin konkret, po edhe ne kemi ndërhyrë pas apeleve të deputetëve Dule dhe Tavo dhe të shqetësimit të medias për t’u bërë veprimet sa më shpejt nga autoritetet tona lidhur me autopsinë dhe çështje të tjera për kthimin e trupit të viktimës pranë familjes, sa më parë të ishte e mundur. Pra, të mos përdorej asnjë humbje kohe për acarime të panevojshme.

Gazetari: Për të kuptuar sesa i qetë dhe sa mbi palët je në kohën që je President unë kam përgatitur një pyetësor, ku ti je i detyruar që të përgjigjesh vetëm me një fjalë. Intervista quhet a ka qetësi dhe dashuri Ilir Meta? A ka ende qetësi dhe dashuri Ilir Meta? A e merr me qetësi dhe dashuri komentin e Astrit Patozi pasi të quajti si një nga simbolet më të ndritshme të një klase politike amorale? Vetëm po ose jo…

Presidenti Meta: Vetëm buzëqeshje.

Gazetari: A merr me qetësi dhe dashuri sa herë Baba Taku, pra Spartak Braho kthehet në skenë me çantën e zezë dhe të kërcënon se nëse nuk dekreton Lleshin do përballesh me një nismë shkarkimi?

Presidenti Meta: Buzëqeshje.

Gazetari: Me këtë Spartak Brahon që ka qenë njeriu shumë i afërt me ty, përse u prishët?

Presidenti Meta: Unë vazhdoj të buzëqesh.

Gazetari: A e merr me qetësi dhe dashuri dekretimin kur dëgjon gojët e liga që thonë se gjenerali i Ramës ka për të vuajtur për mëkatet e paraardhësve të tij, njëlloj si gjenerali i Kadaresë? Se ai ka qenë fans i Kadaresë. A do vuaj?

Presidenti Meta: Jo nuk e besoj.

Gazetari: A e merr me qetësi dhe dashuri kur dëgjon të përflitet se ti e dekretove Lleshin vetëm që anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha të merrte miratimin e Kuvendit për tu zgjedhur në KLSH?

Presidenti Meta: “Fake news”. Me the vetëm një fjalë.

Gazetari: Sot mund të themi që është “fake news”, sepse Vitore Tusha nuk e mori miratimin e Parlamentit?

Presidenti Meta: Nuk e di.

Gazetari: Mos më thuaj që ka kaluar kjo dhe ne nuk dimë gjë?

Presidenti Meta: Domethënë ti ke këtë informacion, unë nuk e kam këtë informacion. Unë kam informacionin që kam përzgjedhur në një listë transparente personin më të përshtatshëm, për momentin, e cila është e vetmja që ka kaluar Vetting-un dhe e dyta, tek institucioni që bën Vetting-un financiar të gjithë institucioneve të tjera shtetërore.

Gazetari: Jam dakord, po pse nuk e ka miratuar Parlamenti?

Presidenti Meta: Këtë nuk e di. Fto dikë nga parlamenti

Gazetari: Më fal ti ishe me Gramoz Ruçin sot?

Presidenti Meta: Ishim në një aktivitet me gazetarët dhe qëndruam dhe biseduam.

Gazetari: Me Gramozin folët për këtë gjë?

Presidenti Meta: Jo fare.

Gazetari: A ndikoi zonja Kryemadhi që ti të vonoje dekretimin e Lleshit? Se gratë ndonjëherë…

Presidenti Meta: Zero.

Gazetari: A e merr me qetësi dhe dashuri kur dëgjon gojët e liga që thonë se ti kur ke një mosdakordësi me z. Rama harron që je mbi palët?

Presidenti Meta: Buzëqesh.

Gazetari: A e merr me qetësi dhe dashuri rolin e kreut të shtetit edhe kur nuk ia del dot të ngjitesh në majën e një mali?

Presidenti Meta: Nuk më ka ndodhur deri tani. Derisa kamë ngjitur Jezercën nuk besoj se…

Gazetari: E ke ngjitur Jezercën?

Presidenti Meta: Po

Gazetari: Tomorri as që nuk diskutohet…

Presidenti Meta: Mali i Tomorrit është një mal i shenjtë për mua dhe për shqiptarët në tërësi, por në…

Gazetari: E ke ngjitur në këmbë?

Presidenti Meta: …por në pikëpamje të vështirësisë, Mali i Tomorrit dhe male të tjera janë kodra në krahasim me Jezercën, në kuptimin e vështirësisë.

Gazetari: A je i qetë që ke kohë që ke hequr, në fakt ke hequr akoma, kilet e tepërta, njësoj si unë, dhe për fat te keq nuk punojmë polic as ti dhe as unë, kur sheh që zv.ministri i Brendshëm nxjerrë urdhër për të shkarkuar gjithë barkderrat?

Presidenti Meta: Nuk jam i sigurt për këtë nëse është e vërtetë.

Gazetari: Është e vërtetë. Gjithë barkderrat në polici do hiqen.

Presidenti Meta: Tani pak stërvitje duhet të bëjnë.

Gazetari: Kujdes z. President! “Pyetja që vret” sonte është kjo. A do të ndodhë një përplasje e madhe Meta-Rama në zgjedhjet politike të vitit 2021? Apo pritet të ndodhë në vitin tjetër, në zgjedhjet lokale?

Presidenti Meta: Zero përplasje.

Gazetari: Zero përplasje me Ramën tha Meta nga kjo studio, qoftë në këto zgjedhje që vijnë qoftë në 2021.

Presidenti Meta: Unë nuk marr pjesë në zgjedhje as në qershor dhe as në të tjerat. Zero përplasje nga ana ime.

Gazetari: Nga ana juaj jo, mbetet për t’u konfirmuar. Si President i Shqipërisë që jeni më thoni kur do të ndaheni zyrtarisht nga Monika Kryemadhi e LSI, për të qenë totalisht i baraslarguar mbi palët politike, për këtë arsye?

Presidenti Meta: Është një pyetje e rrezikshme dhe përgjigjen e ka të qartë; me Monikën vetëm në shtëpi.

Gazetari: Vetëm në shtëpi…?

Presidenti Meta: Po.

Gazetari: Dhe sërish një “Pyetje që vret”. Zoti President, a jeni bërë pishman që e ndihmuat Edi Ramën dikur kundër Fatos Nanos dhe nëse do të ktheheshit mbrapa në kohë, a do ta bënit sërish sot?

President i Meta: Vetëm përpara Çani.

Gazetari: Asnjëherë mbrapa? S’po ju flet Çani po flet i Madhi, nëpërmjet meje.

President i Meta: Vetëm përpara. Bëje të mirën, hidhe në det, e kthen Zoti mbrapa.

Gazetari: Dhe sërish një “Pyetje që vret” për Ilir Metën. A jeni i ndërgjegjshëm z. President më në fund se Edi Rama Kryeministër nuk mposhtet dot më me mjete politike?

Presidenti Meta: Provokim!

Gazetari: Edi Rama dhe Lulzim Basha, le të imagjinojmë që kanë nevojë që të ndihmohen urgjent nga ju, sepse janë duke u mbytur që të dy njëkohësisht në ujërat e ftohta të Liqenit Artificial të Tiranës. Kujt do t’i shpëtoni jetën ju President, Edi Ramës apo Lulzim Bashës?

Presidenti Meta: Unë do të çoja atë Shqiponjën me dy koka që t’i shpëtonte të dy.

Gazetari: Edi Rama duket se ka marrë në kontroll të plotë të gjithë institucionet e drejtësisë. A nuk keni frikë zoti Meta se mos e pësoni edhe ju si Gruevski që u detyrua të kërkoi azil në Hungari?

Presidenti Meta: Frikën nuk e njoh as në tokë dhe as në qiell.

Gazetari: Pse e dekretuat pikërisht Sandër Lleshin tani, ka lidhje me Vitore Tushën apo jo?

Presidenti Meta: Zero lidhje.

Gazetari: Atëherë përse nuk dekretove që në momentin e parë por në momentin e dytë?

Presidenti Meta: Sepse dje në këtë kohë, mbasi kam dalë nga emisioni i koleges tuaj Eni Vasili, kam gjetur shkresën zyrtare të Ministres së Mbrojtjes, e cila duhet në përputhje me Kushtetutën bënte propozimin për lirimin nga shërbimi aktiv të Gjeneralit Sandër Lleshi.

Gazetari: Kjo është arsyeja?

Presidenti Meta: Është arsye kushtetuese. Nëse do të ma kishin sjellë më parë patjetër që do ta kisha bërë.

Gazetari: Është kaq e thjeshtë, nuk ka arsye tjetër?

Presidenti Meta: Arsyeja ime është kjo dhe për mua kjo nuk është arsye e vogël, është arsye kushtetuese.

Gazetari: Ata që janë skeptikë, ata thonë ç’të keqe ka, mund ta dekretojë si Ministër dhe pastaj ç’dekretohej si Gjeneral?

Presidenti Meta: Ata e diskutojnë si muhabet, por si muhabet nuk e diskutoj dot. Kam respekt për thjeshtësinë.

Gazetari: Nëse Parlamenti do të miratojë Vitore Tushën, ajo është anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Pse për emërimin e saj nuk kërkoni që Parlamenti të iki nga Gjykata Kushtetuese, por Parlamenti e miraton dhe jep dorëheqjen?

Presidenti Meta: Tani të flasim me Kushtetutë. Dekreti për Sandër Lleshin është dekret emërimi. Dekreti për Vitore Tushën është dekret propozimi.

Së dyti, është e qartë në Kushtetutën e Shqipërisë që jemi vend demokratik që janë të ndarë pushteti civil nga ai ushtarak. Kështu që një dekret nga ana e Presidentit për emërimin pa këtë veprim, pa dekretin e mëparshëm për lirimin nga shërbimi aktiv, do të ishte një shkelje e hapur e qartë dhe flagrante e Kushtetutës, sepse nuk është thjeshtë një shkelje sipërfaqësore por është një shkelje e një parimi themelor mbi të cilin ngrihet Republika e Shqipërisë dhe qeverisja demokratike në këtë vend. Unë nuk them se si ishte, këtë e gjykoni vetë, por për mua kjo është një arsye shumë e rëndësishme parimore dhe Kushtetuese.

Ndërsa për rastin tjetër nuk ka asnjë paralelizëm. Asaj i ka mbaruar mandati si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Po rri aty për shkak të përgjegjshmërisë së saj dhe mund të kishte ikur, siç kanë bërë të tjerë dhe një nga arsyet që ka qëndruar është, sepse nuk ka dashur që t’i shmangej Vettingut. Por për të demonstruar seriozitetin dhe integritetin e saj ka vazhduar këtë çështje. Dhe ajo nuk ka të drejtë të marrë mandat të dytë në Gjykatën Kushtetuese.

Gazetari: Por për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi?

Presidenti Meta: Aty kanë qenë këta dhe nuk e kanë mbledhur për një vit e gjysmë në KED-në.

Gazetari: Po nëse ikën, ku do e gjeni ju një anëtar nga Kushtetuesja?

Presidenti Meta: Këto janë mendoj truke të atyre për të justifikuar apo gjithmonë do të gjejnë një sebep një propozimi. Të më thonë kush e bllokoi KED-në për të funksionuar një vit e gjysmë?

Gazetari: Pa KED-në nuk ngrihet as SPAK…

Presidenti Meta: Ajo nuk ka lidhje me këtë çështje. Zonja në fjalë e ka përfunduar mandatin, nuk merr më mandat. Ka të drejtë të aplikojë për një pozicion siç kanë aplikuar 34 persona.

Gazetari: Thonë që Rama nuk ka interes për ta votuar. A është e vërtetë?

Presidenti Meta: Këto janë gjëra dhe vlerësime të tuaja.

Gazetari: Rama ju kishte futur një kunj për punën e telefonit. Kishte përmendur diku, që kërkojani Ilir Metës numrin e Gruevskit, sepse ai e ka edhe mik.

Presidenti Meta: Nuk e di se çfarë ka, ti duhet ta kuptosh dhe ta njohësh edhe më mirë se unë padiskutim. Por unë përgjigjet i jap të sinqerta.

Gazetari: Që do të thotë, cila është përgjigja?

Presidenti Meta: Domethënë përgjigja është se as nuk e kam pasur ndonjëherë numrin e Gruevksit, por as nuk e kam numrin e Ramës për arsye se kam ndryshuar dhe numrin e telefonit para disa muajsh.

Gazetari: Ky Gruevski tani duhet shpallur djall, duhet shpallur njeri i keq, që e akuzojnë për një autoveturë që e ka blerë për 600 mijë euro për interes të shtetit, jo personal.

Presidenti Meta: Unë nuk ndërhyj në çështjet e një vendi tjetër, edhe për shkak të pozicionit edhe për çdo gjë. Por veprimi që ai ka bërë, për shkak të përgjegjësive që ai ka pasur për mua është një veprim i gabuar. Sepse një politikan mund të akuzohet edhe në mënyrë politike, por duhet ta përballojë politikisht.

Gazetari: A mendoni se Hungaria do t’i ofrojë azil apo do t’ia dorëzojë Maqedonisë?

Presidenti Meta: Tani këtë çështje nuk e gjykoj dot, por veprimi tij është plotësisht i gabuar dhe nuk është kurrsesi një veprim dinjitoz, absolutisht.

Gazetari: Ndërkohë rezulton se ai ka kaluar nga Shqipëria dhe nuk është shënuar në sistemin TIMS….

Presidenti Meta: Kjo është çështje që verifikohet, hetohet çdo përgjegjësi e kujtdo.

Gazetari: Po edhe Kryeministrin ju ngacmon përsëri. I erdhi inat për çështjen e Ministrit të Brendshëm, nuk mund ta zgjidhnit më shpejt këtë çështjen e z. Lleshi?

Presidenti Meta: Unë nuk e shkel dot Kushtetutën. Mendoj që një President duhet të jetë shembull i respektimit të Kushtetutës, sepse betohet me dorën në Kushtetutë, edhe i ligjit edhe i bashkëpunimit midis institucioneve.