Presidenti i Republikës së Shqipërisë http://president.al Sh.T.Z Ilir Meta Sat, 25 May 2019 13:59:41 +0000 sq-AL hourly 1 http://president.al/wp-content/uploads/2018/04/favicon-150x150.png Presidenti i Republikës së Shqipërisë http://president.al 32 32 Qëndrim i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta për protestën e thirrur sot nga Opozita e Bashkuar http://president.al/qendrimi-presidentit-te-republikes-per-protesten-e-thirrur-sot-nga-opozita-e-bashkuar/ http://president.al/qendrimi-presidentit-te-republikes-per-protesten-e-thirrur-sot-nga-opozita-e-bashkuar/#respond Sat, 25 May 2019 10:03:57 +0000 http://president.al/?p=56730 Në prag të protestës kombëtare të thirrur sot në mbrëmje nga drejtuesit e Opozitës së Bashkuar, duke shprehur bindjen se tubimet paqësore e demokratike, janë një e drejtë fondamentale e demokracisë, legjitime e kushtetuese, dua të theksoj se sa e rëndësishme është që ajo të...

The post Qëndrim i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta për protestën e thirrur sot nga Opozita e Bashkuar appeared first on Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

]]>
Në prag të protestës kombëtare të thirrur sot në mbrëmje nga drejtuesit e Opozitës së Bashkuar, duke shprehur bindjen se tubimet paqësore e demokratike, janë një e drejtë fondamentale e demokracisë, legjitime e kushtetuese, dua të theksoj se sa e rëndësishme është që ajo të jetë tërësisht paqësore.

Si President i Republikës kam qenë dhe jam i bindur se është më mirë që shqiptarët të protestojnë për të drejtat e tyre dhe të kërkojnë një Shqipëri më të mirë dhe gjithëpërfshirëse se sa të largohen nga vendi.

Në protestat e mëparshme, pavarësisht nga përkrahja qytetare, janë vërejtur disa akte dhune të papranueshme, ndaj dua t’ju kujtoj se drejtësia e kauzës tuaj nuk duhet të cenohet nga veprime të papërmbajtura të individëve të caktuar.

Është përgjegjësi e udhëheqësve të opozitës së bashkuar për mbarëvajtjen e protestave ku ata ftojnë qytetarët të marrin pjesë.

Vetëm në këtë mënyrë, kauza juaj për një demokraci të vërtetë, që garanton një bashkëjetesë të gjerë qytetare, legjitimitet e funksionalitet të institucioneve, do të dëgjohet më mirë brenda dhe jashtë vendit.

Protestat e vazhdueshme të opozitës kanë pasur vëmendjen dhe janë transmetuar nga mediat më të njohura botërore, por imazhet tërësisht paqësore të protestës suaj do t’i shërbejnë më mirë të ardhmes evropiane të Shqipërisë

The post Qëndrim i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta për protestën e thirrur sot nga Opozita e Bashkuar appeared first on Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

]]>
http://president.al/qendrimi-presidentit-te-republikes-per-protesten-e-thirrur-sot-nga-opozita-e-bashkuar/feed/ 0
Qëndrim i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta http://president.al/qendrim-presidentit-te-republikes-sh-t-z-ilir-meta/ http://president.al/qendrim-presidentit-te-republikes-sh-t-z-ilir-meta/#respond Fri, 24 May 2019 09:04:37 +0000 http://president.al/?p=56721 Presidenti i Republikës përsërit shqetësimin e thellë mbi krizën kushtetuese, institucionale, politike dhe të përfaqësimit ku ndodhet vendi. Thellimi i dallimeve mes palëve dhe kokëfortësia për mohimin e kësaj krize kanë vështirësuar edhe më tej gjetjen e rrugëdaljeve të arsyeshme dhe të qëndrueshme nga kjo...

The post Qëndrim i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta appeared first on Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

]]>
Presidenti i Republikës përsërit shqetësimin e thellë mbi krizën kushtetuese, institucionale, politike dhe të përfaqësimit ku ndodhet vendi.

Thellimi i dallimeve mes palëve dhe kokëfortësia për mohimin e kësaj krize kanë vështirësuar edhe më tej gjetjen e rrugëdaljeve të arsyeshme dhe të qëndrueshme nga kjo gjendje që po rrezikon stabilitetin dhe demokracinë në vend.

Me angazhimin maksimal si Kreu i Shtetit, kam bërë thirrje të përsëritura për prapësimin nga kjo rrugë e konfliktit, duke u ofruar për të dhënë çdo kontribut dhe për të bërë gjithçka që do të afronte palët politike drejt një zgjidhjeje, që ka në themel interesin kombëtar dhe rrugëtimin e pandalshëm evropian të Shqipërisë.

Nxitur nga zhvillimet e djeshme, përshëndes dhe mirëpres angazhimin e shprehur të Parlamentit Gjerman për zgjidhjen e krizës, duke iu bashkuar thirrjes së tyre drejtuar të gjitha palëve politike në Shqipëri, për të marrë përgjegjësitë vendimmarrëse për të gjitha çështjet që lidhen me stabilitetin demokratik në vend, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe pa përjashtuar asnjë temë.

Gjithashtu, si Kryetar i Shtetit, kam përgjegjësinë kushtetuese të respektoj dhe mbroj parimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, duke evidentuar gjithashtu çdo rast kur këto parime rrezikojnë të kërcënohen.

Vlerësoj faktin që edhe Parlamenti Gjerman, ky institucion kyç i partnerit tonë strategjik, ka paralajmëruar se zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës janë problematike në aspektin demokratik, duke u pamundësuar qytetarëve shqiptarë zgjedhjen mes alternativave konkurruese.

Neni 3 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ndër të tjera, përcakton qartë detyrimin kushtetues për mbrojtjen e pluralizmit politik nga të gjithë. Kjo nënkupton jo vetëm ekzistencën e partive të ndryshme politike, por edhe mundësinë e tyre reale për të konkurruar, në kushte të barabarta dhe pa pengesa, në zgjedhje të lira dhe të ndershme, si mundësia e vetme për të respektuar të drejtën kushtetuese të qytetarëve shqiptarë për të zgjedhur.

Unë kam përgjegjësi kushtetuese, që brenda caqeve që Kushtetuta më lejon, të siguroj respektimin, në formë e në përmbajtje, të Kushtetutës. Për mua bashkëjetesa demokratike dhe uniteti i popullit janë parime kushtetuese që duhen mbrojtur, përpara çdo rregullimi tjetër dytësor apo formal.

Bashkohem me thirrjen e Parlamentit të Gjermanisë se është përgjegjësia e vendimmarrësve politikë që të sillen të arsyeshëm në këtë situatë dhe që me të gjitha forcat të përpiqen për ta qetësuar gjendjen, sepse nëse kjo nuk ndodh, ekziston rreziku që vendit t’i mbyllet rruga drejt Evropës.

Ndaj:

• me përgjegjësi për të ardhmen evropiane të vendit;

• me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik dhe që garanton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut;

• me frymën e tolerancës, në funksion të paqes, mirëqenies dhe solidaritetit shoqëror;

shpreh angazhimin tim për të përmbushur përgjegjësinë kushtetuese për të garantuar unitetin e popullit dhe parimet bazë të bashkëjetesës demokratike, që rrezikohen nga kriza politike në vend.

Në këtë kuadër, shpreh gadishmërinë time institucionale, që në përputhje me kompetencën që më jep shkronja “gj” e nenit 92 të Kushtetutës, të rishikoj Dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore dhe të dekretoj një datë tjetër për zhvillimin e tyre, në përputhje me vullnetin e shprehur të palëve politike.

Garantimi i rendit kushtetues, sigurisë publike, stabilitetit të vendit dhe i zgjedhjeve demokratike, të lira dhe të ndershme janë parime kushtetuese që mbizotërojnë mbi çdo aspekt tjetër formal, përfshirë këtu rishikimin e datës së zgjedhjeve.

U bëj edhe një herë thirrje palëve, të ndalojnë retorikat si reflektim i sinqertë ndaj apelit të Parlamentit Gjerman.

Të ndalojnë hartimet publike justifikuese dhe të angazhohen me sinqeritet dhe përgjegjshmëri për gjetjen e një zgjidhjeje sa më shpejtë dhe të qëndrueshme.

Ashtu siç deklarova me përgjegjësi më 20 mars nga Pogradeci, mbetem i gatshëm që për një zgjidhje që i shërben interesit më të mirë, stabilitetit dhe demokracisë së vendit, të vendos në dispozicion edhe mandatin tim si President i Republikës, nëse palët e gjykojnë edhe këtë element si të rëndësishëm për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, që do t’u jepte qyetetarëve shqiptarë të drejtën për të zgjedhur edhe Presidentin me votën e tyre të lirë.

Askush nuk duhet të ketë frikë nga vota e lirë e qytetarëve shqiptarë që qëndron në themel të bashkëjetesës demokratike, pa garantimin e së cilës nuk mund t’i çelim as negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

The post Qëndrim i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta appeared first on Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

]]>
http://president.al/qendrim-presidentit-te-republikes-sh-t-z-ilir-meta/feed/ 0
Presidenti Meta shtron darkë Iftari me rastin e Muajit të shenjtë të Ramazanit http://president.al/presidenti-meta-shtron-darke-iftari-rastin-e-muajit-te-shenjte-te-ramazanit-4/ http://president.al/presidenti-meta-shtron-darke-iftari-rastin-e-muajit-te-shenjte-te-ramazanit-4/#respond Thu, 23 May 2019 20:10:39 +0000 http://president.al/?p=56719 The post Presidenti Meta shtron darkë Iftari me rastin e Muajit të shenjtë të Ramazanit appeared first on Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

]]>
The post Presidenti Meta shtron darkë Iftari me rastin e Muajit të shenjtë të Ramazanit appeared first on Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

]]>
http://president.al/presidenti-meta-shtron-darke-iftari-rastin-e-muajit-te-shenjte-te-ramazanit-4/feed/ 0
Presidenti Meta shtron darkë Iftari me rastin e Muajit të shenjtë të Ramazanit http://president.al/presidenti-meta-shtron-darke-iftari-rastin-e-muajit-te-shenjte-te-ramazanit-3/ http://president.al/presidenti-meta-shtron-darke-iftari-rastin-e-muajit-te-shenjte-te-ramazanit-3/#respond Thu, 23 May 2019 20:07:47 +0000 http://president.al/?p=56710 Presidenti Meta shtron darkë Iftari me rastin e Muajit të shenjtë të Ramazanit: Politika të jetë më reflektuese. Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta shtroi sot një darkë Iftari me rastin e Muajit të shenjtë të Ramazanit. Të pranishëm ishin Kryetari i Komunitetit...

The post Presidenti Meta shtron darkë Iftari me rastin e Muajit të shenjtë të Ramazanit appeared first on Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

]]>
Presidenti Meta shtron darkë Iftari me rastin e Muajit të shenjtë të Ramazanit: Politika të jetë më reflektuese.

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta shtroi sot një darkë Iftari me rastin e Muajit të shenjtë të Ramazanit. Të pranishëm ishin Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Bujar Spahiu, udhëheqës fetarë dhe shpirtërore të bashkësive shqiptare, ambasadorë dhe përfaqësues diplomatikë, teologë, përfaqësues nga komunitetet në nevojë, mosha e tretë, paraplegjikë dhe personalitete të ndryshme.

Pasi u uroi mirëseardhjen, duke iu drejtuar të pranishmëve, Presidenti i Republikës u shpreh:

“Në këtë mbrëmje Iftari ju falënderoj përzemërsisht për praninë tuaj dhe jam i lumtur që ndajmë së bashku respektimin dhe nderimin për Muajin e madhërueshëm të Ramazanit në një lagje të thjeshtë të kryeqytetit tonë!

U uroj të gjithë besimtarëve shqiptarë myslimanë, kudo ata ndodhen, një agjërim të mbarë, dhe qoftë përkushtimi juaj ndaj Zotit dhe besimit gjithnjë e më i madh. I uroj çdo besimtari dhe familjeje shqiptare paqe dhe begati, harmoni dhe mirëkuptim, si gjatë këtij muaji të shenjtë, por edhe në çdo ditë të jetës, të jeni të gjithë të rrethuar nga mëshira hyjnore dhe të përmbushur nga dashuria e Zotit.

Muaji i Ramazanit është një mundësi e madhe për të shpalosur ndjenjën e vëllazërisë, të dashurisë për njëri-tjetrin, dhe për atdheun tonë. Vendi ynë është i bekuar nga Zoti me resurse, natyrë dhe klimë të mrekullueshme, por mbi të gjitha me një popull të devotshëm, i cili me një besim të thellë në zemër nuk e çrrënjosi atë as edhe në ditët më të errëta të diktaturës së këtij vendi.

Për Zot dhe për Flamur shqiptarët e të gjitha besimeve, luftuan krah njëri-tjetrit dhe u vetëmohuan për Pavarësinë dhe Çlirimin.

Ata treguan qëndresë të pashoqë ndaj diktaturës dhe rrugëtuan të bashkuar në frymën e vëllazërisë në udhën e mundimshme të emancipimit, barazisë shoqërore dhe zhvillimit të vendit.

Të nderuar pjesëmarrës,

Muaji i Ramazanit është lajmëtar i mesazheve të ngrohtësisë për të gjithë besimtarët, duke i ftuar ata të tregojnë vlerat më të larta njerëzore, për të treguar më shumë dhembshuri, përkushtim dhe bujari për njëri-tjetrin, në veçanti për më të varfrit, jetimët, familjet në nevojë, të moshuarit, të pamundurit dhe të gjithë ata që kanë më shumë nevojë për përkujdesje dhe përfshirje sociale.

Gjej rastin t’ju falënderoj për mbështetjen e përhershme që keni treguar ndaj nismës për dhurimin e gjakut.

Besimi te Zoti na jep një frymëzim dhe forcë shpirtërore, që na shtyn t’i përkushtohemi edhe më shumë vlerave tona njerëzore dhe kombëtare, atdhedashurisë, forcimit të institucionit të familjes, shoqërisë dhe shtetit tonë.

Shqipëria është e njohur në mbarë botën për shembullin e saj të jashtëzakonshëm të harmonisë fetare. Kjo është një ndër vlerat dhe asetet më të çmuara të historisë, traditës dhe shoqërisë sonë e që duhet ta ruajmë gjithmonë fort si sytë e ballit.

Toleranca dhe harmonia janë instrumenti më i mirë me të cilin ne përballemi dhe sfidojmë rreziqet dhe kërcënimet e kohëve moderne, të cilat falë globalizmit kanë bërë që askush të mos jetë më imun.

Ky atribut i vyer i popullit tonë duhet të manifestohet në çdo pjesë të jetës: në radhë të parë në politikë, por kudo në kulturë, në familje, etj.

Në këtë muaj të shenjtë nuk ka vend për zemrat krenare, aq më tepër për arrogancën dhe kokëfortësinë, por për zemërgjerësi, përkushtim, përulësi dhe dashuri.

Gjatë këtij muaji edhe politika duhet të jetë reflektuese dhe të ketë më shumë besim, pa harruar se nuk është vetëm besimi ai që i bën njerëzit të jenë më të mirë, por mbi të gjitha janë veprat e mira dhe konkrete.

Besimi dhe aktet e mira në shërbim të tjetrit, të komunitetit dhe të kombit duhet të jenë burimi i reflektimit, dialogut, pajtimit, tolerancës, bashkëpunimit dhe përulësisë.

Ashtu siç thuhet te një prej haditheve: “Njeriu më i mirë është ai i cili është më i dobishëm për njerëzit”.

Festat tona fetare janë përherë momente bashkimi dhe gëzimi për të gjithë shoqërinë. Ato kthehen te familjet tona në festa të të gjithëve. Ndaj shpresoj që pas pak ditësh Bajrami të na gjejë me begati dhe shëndet.

Le të shpresojmë se lutjet tuaja në muajin e madhërishëm të Ramazanit të na ndihmojë të gjejmë rrugën e duhur, për të nxjerrë në pah bashkësinë e vlerave tona më të mira atdhetare, etike, morale, njerëzore dhe hyjnore.

Në përfundim dua t’ju siguroj për mbështetjen dhe angazhimin tim të plotë në punën, përpjekjet, misionin dhe lutjet tuaja për të mirën e qytetarëve dhe të ardhmen e bashkuar të vendit tonë.

Gëzuar Muajin e shenjtë të Ramazanit! Agjërim të lehtë për besimtarët myslimanë! Lumturi për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre! Ju faleminderit!”

The post Presidenti Meta shtron darkë Iftari me rastin e Muajit të shenjtë të Ramazanit appeared first on Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

]]>
http://president.al/presidenti-meta-shtron-darke-iftari-rastin-e-muajit-te-shenjte-te-ramazanit-3/feed/ 0
Reagim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z. Tedi Blushi http://president.al/reagim-zedhenesit-te-presidentit-te-republikes-z-tedi-blushi-5/ http://president.al/reagim-zedhenesit-te-presidentit-te-republikes-z-tedi-blushi-5/#respond Thu, 23 May 2019 10:21:38 +0000 http://president.al/?p=56706 Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z. Tedi Blushi i pyetur nga mediat për një reagim lidhur me qëndrimet e shprehura dje nga Ambasadori i BE-së dhe Kryeministri Rama për reformën në drejtësi sqaron se: Kam vetëm një qëndrim për të dy. Presidenti i Republikës, jo...

The post Reagim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z. Tedi Blushi appeared first on Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

]]>
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z. Tedi Blushi i pyetur nga mediat për një reagim lidhur me qëndrimet e shprehura dje nga Ambasadori i BE-së dhe Kryeministri Rama për reformën në drejtësi sqaron se:

Kam vetëm një qëndrim për të dy.

Presidenti i Republikës, jo vetëm i ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme deri tani, në mënyrë transparente e sistematike, të dokumentuar dhe informale, konstruktive e gjithëpërfshirëse, por edhe do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për zbatimin kushtetues të reformës në drejtësi, për të evituar vonesat, kolapsin, zbatimin e njëanshëm e përçarës dhe kapjen e sistemit.

Presidenti nuk do të lodhet edhe në të ardhmen, si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, të punojë në këtë frymë.

Ndërkohë Presidenti nuk ndalon askënd, të këndojë “na fitorja në fitorje”, si në variantin solo, ashtu edhe në kor.

The post Reagim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z. Tedi Blushi appeared first on Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

]]>
http://president.al/reagim-zedhenesit-te-presidentit-te-republikes-z-tedi-blushi-5/feed/ 0
Dekret për lejimin e lënies së shtetësisë shqiptare nr. 11189 http://president.al/dekret-per-lejimin-e-lenies-se-shtetesise-shqiptare-nr-11189/ http://president.al/dekret-per-lejimin-e-lenies-se-shtetesise-shqiptare-nr-11189/#respond Wed, 22 May 2019 09:16:20 +0000 http://president.al/?p=56725 D E K R E T PËR LEJIMIN E LËNIES SË SHTETËSISË SHQIPTARE Në mbështetje të nenit 92, pika “c” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të neneve 15 e 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe...

The post Dekret për lejimin e lënies së shtetësisë shqiptare nr. 11189 appeared first on Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

]]>
D E K R E T
PËR LEJIMIN E LËNIES SË SHTETËSISË SHQIPTARE

Në mbështetje të nenit 92, pika “c” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të neneve 15 e 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimet e Ministrisë së Brendshme,

D E K R E T O J

Neni 1

U lejohet lënia e shtetësisë shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:

1. Klevis Albert Mihali
2. Sindi Hysen Zeneli
3. Adnand Reis Alikaj
4. Edrin Halil Lalaj

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Tiranë, më 22.05.2019
Nr. i dekretit: 11189

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

The post Dekret për lejimin e lënies së shtetësisë shqiptare nr. 11189 appeared first on Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

]]>
http://president.al/dekret-per-lejimin-e-lenies-se-shtetesise-shqiptare-nr-11189/feed/ 0
Dita Kombëtare të Jetimëve-Presidenti Meta pret fëmijë pa kujdes prindëror si dhe personalitete publike, artistë, aktorë dhe intelektualë të spikatur http://president.al/dita-kombetare-te-jetimeve-presidenti-meta-pret-femije-pa-kujdes-prinderor-si-dhe-disa-personalitete-publike-artiste-aktore-dhe-intelektuale-te-spikatur/ http://president.al/dita-kombetare-te-jetimeve-presidenti-meta-pret-femije-pa-kujdes-prinderor-si-dhe-disa-personalitete-publike-artiste-aktore-dhe-intelektuale-te-spikatur/#respond Mon, 20 May 2019 12:47:43 +0000 http://president.al/?p=56702 The post Dita Kombëtare të Jetimëve-Presidenti Meta pret fëmijë pa kujdes prindëror si dhe personalitete publike, artistë, aktorë dhe intelektualë të spikatur appeared first on Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

]]>
The post Dita Kombëtare të Jetimëve-Presidenti Meta pret fëmijë pa kujdes prindëror si dhe personalitete publike, artistë, aktorë dhe intelektualë të spikatur appeared first on Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

]]>
http://president.al/dita-kombetare-te-jetimeve-presidenti-meta-pret-femije-pa-kujdes-prinderor-si-dhe-disa-personalitete-publike-artiste-aktore-dhe-intelektuale-te-spikatur/feed/ 0
Presidenti Meta në Ditën Kombëtare të Jetimëve http://president.al/presidenti-meta-ne-diten-kombetare-te-jetimeve/ http://president.al/presidenti-meta-ne-diten-kombetare-te-jetimeve/#respond Mon, 20 May 2019 12:41:19 +0000 http://president.al/?p=56691 Presidenti Meta në Ditën Kombëtare të Jetimëve: Një Shqipëri më e dhembshur e më përfshirëse, është një Shqipëri më e drejtë dhe frymëzuese, është një Shqipëri që u jep jetë ëndrrave tuaja, ëndrrave të të gjithë fëmijëve të vendit tonë! Me rastin e Ditës Kombëtare...

The post Presidenti Meta në Ditën Kombëtare të Jetimëve appeared first on Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

]]>
Presidenti Meta në Ditën Kombëtare të Jetimëve: Një Shqipëri më e dhembshur e më përfshirëse, është një Shqipëri më e drejtë dhe frymëzuese, është një Shqipëri që u jep jetë ëndrrave tuaja, ëndrrave të të gjithë fëmijëve të vendit tonë!

Me rastin e Ditës Kombëtare të Jetimëve, Presidenti i Republikës, SH. T. Z. Ilir Meta priti sot dhjetra fëmijë pa kujdes prindëror si dhe disa personalitete publike, artistë, aktorë dhe intelektualë të spikatur, me të cilët u takua përzemërsisht dhe bashkëndau mesazhe sensibilizuese.

Duke ju uruar mirëseardhjen fëmijëve pa përkrahje prindërore, të cilët mbanin veshur bluza me mbishkrimin “Shqipëria pa jetimë, më pranë Bashkimit Europian”, Presidenti Meta u shpreh:

“20 Maji është një ditë shumë e rëndësishme, sepse na fton si gjithmonë të bëjmë një bilanc për vitin që lëmë pas, por edhe të reflektojmë mbi atë çfarë duhet bërë për vitin që vjen, në mënyrë që kujdesi ndaj jetimëve të jetë i përhershëm.

Një falënderim të veçantë kam fillimisht për edukatorët dhe mësueset tuaja, të cilët me aq shumë përkushtim, kujdesen për të gjithë ju.

Kam kënaqësinë të jem në një bashkëpunim të vazhdueshëm jo vetëm me ‘Institutin Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë’ të drejtuar nga zoti Ilir Çumani, por edhe me shumë institute të tjera, që kujdesen gjithmonë për fëmijët.

Shohim se ka një përparim mjaft të rëndësishëm, por kjo është një sfidë që nuk mbaron dhe për ta përballuar atë më mirë, ne duhet të adresojmë shkaqet e reja të pasjes së fëmijëve pa kujdesin prindëror.

Apeloj edhe një herë për forcimin e vlerave të familjes. Ashtu sikurse duhet të luftojmë më shumë kundër varfërisë, sepse është një nga shkaqet e dobësimit të lidhjes në familje, të divorceve, dhe të emigracionit që prodhojnë pasoja me të cilat ndeshen në mënyrë të padrejtë fëmijët.

Ashtu sikurse duhet t’u japim një mbështetje edhe më të madhe nënave familjare, për të përballuar sfidat e shumëfishta që jeta u vendos përpara në mënyrë që ato të kenë mundësi t’i edukojnë e t’i ndihmojnë fëmijët e tyre.

Nevojiten politika më përfshirëse, sidomos në drejtim të arsimimit, strehimit, të kujdesit shëndetësor, që janë të domosdoshme” – ishin disa nga mesazhet kryesore dhe apelet e Presidentit të Republikës.

Duke risjellë në vëmendje vizitat në Fshatin “SOS” dhe qendrat e tjetera sociale të përkujdesjes për fëmijët pa prindër, Presidenti Meta nënvizoi faktin se:

“Kam vënë re që kemi edhe familje shumë më të mëdha, ku motra dhe vëllezër janë ata me të cilët ndahet një fat i përbashkët dhe kjo është një lidhje, që nuk mbaron asnjëherë. Më e rëndësishmja është ajo që ne duhet ta konsiderojmë veten si pjesë e një familjeje të përbashkët, ku duhet të kujdesemi për ata që kanë më shumë nevojë çdo ditë, në një mënyrë jo vetëm institucionale, por edhe njerëzore, dhe shoqërore, sepse vetëm një Shqipëri më e dhembshur e më përfshirëse, është një Shqipëri më e drejtë dhe frymëzuese, është një Shqipëri që u jep jetë ëndrrave tuaja, ëndrrave të të gjithë fëmijëve të vendit tonë!”.

Gjithashtu gjatë bashkëbisedimit me fëmijët pa kujdes prindëror dhe personalitetet e publike, Kreu i Shtetit theksoi:

“Të gjithë bashkë, me vendosmëri, duhet t’i japim fund problemeve të jetimëve. Për këtë nevojitet solidaritet çdo ditë, por edhe politika konkrete, përfshirëse e të vazhdueshme, jo thjesht si bamirësi, por si përmbushje e të drejtave ligjore dhe të njeriut.

Kapërcim me kurajo të sfidave në arsim, strehim, punësim e kujdes shëndetësor, për një shoqëri më të mirë dhe më të drejtë. Jetimët nuk duhet të ndihen vetëm, por të përfshihen aktivisht në shoqëri.

Shembujt e mirë duhet të shtohen dhe të promovohen. Nga radhët e fëmijëve jetim, kanë dalë personalitete të shkëlqyera publike, në të gjitha fushat, të cilët ia kanë kthyer shumëfish investimin për edukimin e tyre shoqërisë sonë dhe janë shembuj frymëzues për shumë fëmijë në kulturë, sport, shkencë e kudo.

Të forcojmë vlerat e familjes dhe të ndalojmë dramat e reja të shkaktuara nga divorci dhe plagët e tjera sociale, si varfëria dhe emigracioni.

Dita Kombëtare e Jetimëve na inkurajon të punojmë edhe më fort për të arritur këto qëllime”.

The post Presidenti Meta në Ditën Kombëtare të Jetimëve appeared first on Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

]]>
http://president.al/presidenti-meta-ne-diten-kombetare-te-jetimeve/feed/ 0
Fjala e Presidentit Meta në 76-vjetorin e themelimit të Batalionit partizan “Dumrea” http://president.al/fjala-e-presidentit-meta-ne-76-vjetorin-e-themelimit-te-batalionit-partizan-dumrea/ http://president.al/fjala-e-presidentit-meta-ne-76-vjetorin-e-themelimit-te-batalionit-partizan-dumrea/#respond Fri, 17 May 2019 11:36:08 +0000 http://president.al/?p=56684 Të dashur veteranë dhe veterane, Të dashur familjarë të Dëshmorëve të Atdheut dhe të partizanëve të Batalionit ‘Dumrea’ I dashur kryetar i Bashkisë, zoti Toska, Të nderuar deputete dhe deputetë të pranishëm! Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të marr pjesë në festën tradicionale, por edhe...

The post Fjala e Presidentit Meta në 76-vjetorin e themelimit të Batalionit partizan “Dumrea” appeared first on Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

]]>
Të dashur veteranë dhe veterane,
Të dashur familjarë të Dëshmorëve të Atdheut dhe të partizanëve të Batalionit ‘Dumrea’
I dashur kryetar i Bashkisë, zoti Toska,
Të nderuar deputete dhe deputetë të pranishëm!

Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të marr pjesë në festën tradicionale, por edhe kaq të bukur që ju organizoni çdo vit.

Ju keni dyfish arsye të ndiheni krenarë. E para se ky formacion partizan është njëri nga më të lavdishmit e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, që pak kohë pas krijimit të tij, mori pjesë në njërën nga betejat më të përgjakshme të të gjithë historisë së Luftës, – atë të Pojskës. E së dyti për kontributin e jashtëzakonshëm që dhanë partizanet dhe partizanët e këtij Batalioni për çlirimin e vendit tonë, aq më tepër tani në prag të 75-vjetorit të çlirimit të Atdheut.

Më 9 maj, ne festuam si gjithë Europa, Ditën e Fitores mbi Fashizmin dhe Ditën e Europës. E theksoj këtë, sepse vendi ynë për fat të keq, ishte një prej viktimave të para të fashizmit më 7 prill 1939. Megjithatë Shqipëria e nisi betejën kundër fashizmit pikërisht më 7 prill me qëndresën e Mujo Ulqinakut me shokë, për ta vazhduar deri më 9 maj të vitit 1945.

Ne jemi krenarë, jo vetëm se vendi ynë, u çlirua vetë, pa pasur nevojë për ndihmën e Ushtrisë së Kuqe apo forcave të tjera, por njëkohësisht sepse e ndoqëm pushtuesin deri në thellësi të ish-Jugosllavisë duke dhënë një kontribut të çmuar për çlirimin e të gjithë Europës.

Ne nuk e patëm fatin që të bëheshim pjesë e atij projekti europian, që nisi pikërisht më 9 maj 1945, pikërisht atë ditë të triumfit të lirisë mbi shtypjen dhe mbi fashizmin.

Por absolutisht ndihemi krenarë, sepse Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare është periudha më e ndritur e popullit dhe e kombit tonë, së bashku me periudhën e Skënderbeut e Rilindjes Kombëtare që solli pavarësinë e Shqipërisë.

Ne jemi shumë mirënjohës për sakrificat e jashtëzakonshme të bëra nga partizanët dhe partizanet e Shqipërisë, që janë të shenjta për të gjithë shqiptarët, të cilët e duan Atdheun, e duan lirinë dhe përparimin e vendit të tyre si qytetarë, me krenari dhe me dinjitet.

Ndaj askush nuk mund të ketë sukses duke cenuar vlerat e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, sepse ato janë kaq të forta e të larta, sa që kushdo që sulmon ato vlera, thjesht tregon dëshpërimin e tij.

Nuk është koha për t’u marrë me të kaluarën, sepse shqiptarët në atë periudhë e bënë detyrën e tyre me dinjitet dhe me sakrifica të panumërta. U vendosën në anën e duhur të historisë. Na ndihmuan edhe ne, që sot jemi në anën e duhur të historisë.

Tani është koha për të shtuar përpjekjet dhe bashkëpunimin me njëri-tjetrin, që jo vetëm të nderojmë sakrificat e heronjve tanë dhe të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, por edhe njëkohësisht të bëjmë më të mirën për vendin tonë, për integrimin europian të tij, në mënyrë që fëmijët e Cërrikut, fëmijët e Elbasanit, fëmijët e të gjithë Shqipërisë të rriten jo vetëm me mirënjohjen për të parët e tyre, por njëkohësisht edhe me ndjenjat patriotike, me dashurinë, për të bërë më të mirën për Atdheun tonë, pikërisht këtu në Cërrik, në Elbasan dhe në Shqipëri.

Gëzuar këtë festë tuajën, por edhe të gjithë popullit tonë! Lavdi të përjetshme Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe Dëshmorëve të Atdheut!

The post Fjala e Presidentit Meta në 76-vjetorin e themelimit të Batalionit partizan “Dumrea” appeared first on Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

]]>
http://president.al/fjala-e-presidentit-meta-ne-76-vjetorin-e-themelimit-te-batalionit-partizan-dumrea/feed/ 0
Cërrik-Presidenti Meta në 76-vjetorin e themelimit të Batalionit partizan “Dumrea” http://president.al/cerrik-presidenti-meta-ne-76-vjetorin-e-themelimit-te-batalionit-partizan-dumrea/ http://president.al/cerrik-presidenti-meta-ne-76-vjetorin-e-themelimit-te-batalionit-partizan-dumrea/#respond Fri, 17 May 2019 11:31:31 +0000 http://president.al/?p=56681 The post Cërrik-Presidenti Meta në 76-vjetorin e themelimit të Batalionit partizan “Dumrea” appeared first on Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

]]>
The post Cërrik-Presidenti Meta në 76-vjetorin e themelimit të Batalionit partizan “Dumrea” appeared first on Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

]]>
http://president.al/cerrik-presidenti-meta-ne-76-vjetorin-e-themelimit-te-batalionit-partizan-dumrea/feed/ 0