Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 8284

Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 8284

D E K R E T

PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE

Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës,  si dhe nenit 9, pika 7, dhe nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimet e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministrit të Brendshëm,

D E K R E T O J

Neni 1

U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:
1.    Kreshnik Gani Ibrahimi
2.    Erkan Serbülent Ömer Tabak
3.    Mehmet Ertuğrul Ahmet Fevzi Gürler
4.    Nurie Kujtim Çani (Rustemi)
5.    Malush Sahit Abrashi
6.    Nevedet Riza Abrashi
7.    Xhevat Jetullah Basha
8.    Mire Ramadan Basha

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 05.08.2013
Nr. dekretit: 8284

PRESIDENTI  I  REPUBLIKËS    
                        
       
BUJAR NISHANI