Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 8278

Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 8278

D E K R E T

PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE

Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, të neneve 20 dhe 24 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimin e Ministrit të Brendshëm,

D E K R E T O J

Neni 1

I jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tij personit të mëposhtëm:
Alban Sazan Kelmendi

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 29.07.2013
Nr. i dekretit: 8278

PRESIDENTI  I  REPUBLIKËS    

                            BUJAR NISHANI