Deklaratë e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit

Deklaratë e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, shpreh solidarizimin tim të plotë me komunitetin e gazetarëve. Inkurajoj, në veçanti, reporterët e terrenit, të jenë gjithmonë aty ku lajmi ndodh, me guxim, pa u trembur dhe as shantazhuar nga askush. Koha kur gazetari dhunohet, kërcënohet e shantazhohet në kryerje të misionit të tij duhet të marrë fund. Dënoj me ashpërsi të gjitha sulmet dhe çdo akt dhune ndaj gazetarëve e apeloj që autorët e krimeve ndaj përfaqësuesve të medias të vihen menjëherë para drejtësisë. Liria e shtypit është kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike.