Deklaratë e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta lidhur me situatën e zgjedhjeve në universitetet publike

Deklaratë e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta lidhur me situatën e zgjedhjeve në universitetet publike

Lidhur me situatën e zgjedhjeve në universitetet publike, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta thekson se ky është një proces tejet i rëndësishëm për të rinovuar autoritetet e reja dhe organet drejtuese të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri.

Ky proces i ri zgjedhor duhet të mishërojë parimet kushtetuese, të zhvillohet në përputhje me ligjin dhe aktet e tjera nënligjore dhe të jetë transparent e gjithëpërfshirës.

Ndaj, në kushtet specifike në të cilat ndodhemi, është shumë i rëndësishëm angazhimi dhe bashkëpunimi i të gjithë aktorëve dhe institucioneve që kanë përgjegjësi në këtë proces. Është detyrë e tyre të harmonizojnë të gjitha veprimet dhe aktet rregullatorë, në mënyrë që ky proces i ri zgjedhor të garantojë pavarësinë, autonominë, konkurrencën e lirë, transparencën dhe integritetin për të arritur një rezultat të gjithëpranuar dhe për të përmbushur objektivat e Arsimit të Lartë në Shqipëri.