Lajme

Jeruzalem, Izrael Gjatë qëndrimit në Izrael, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta pati një takim me Presidentin e Bullgarisë, Sh.T.Z. Rumen Radev. Kreu i Shtetit shqiptar e falënderoi Presidentin Radev për solidaritetin dhe ndihmën e ofruar nga autoritetet bullgare pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Presidenti Meta shprehu...

Jeruzalem, Izrael Në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Izrael, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Izraelit, Sh.T.Z. Reuven Rivlin. Presidenti Meta e falënderoi homologun izraelit për ftesën për të marrë pjesë në Forumin...

Prishtinë, Kosovë Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndeti Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”, të organizuar nga Ipeshkvia e Dioqezës Prizren-Prishtinë, që u zhvillua në Qendrën “Bogdanpolis” pranë Katedrales “Shën Nënë Tereza”. Kjo veprimtari e drejtuar nga Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji, u mbajt në shenjë...

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta çmoi sot Dëshmorin e Atdheut Hamit Dollani (pas vdekjes) me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, me motivacionin: “Për veprimtarinë e tij patriotike dhe trimërinë e treguar gjatë luftës kundër pushtuesve fashistë, si luftëtar i orëve të para, duke sakrifikuar...

Gazetari (Adriatik Kelmendi): Në fillim fare viti ishte i vështirë për Shqipërinë. Po hymë në një vit ku ka më tepër hapësirë për optimizëm. Një ndër brengat kryesore është hapja e negociatave? Presidenti Meta: Pa asnjë diskutim që viti që kaloi ishte me shumë zhgënjime, të...

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në takim Komisionerin e ri për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Oliver Varhelyi. Presidenti Meta uroi Komisionerin Varhelyi për detyrën e re dhe vlerësoi angazhimin e tij për përparimin e Shqipërisë dhe të gjithë...

Komuna Shtime, Kosovë Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta mori pjesë në akademinë përkujtimore “Mos harro Reçakun”, që u zhvillua në “Shtëpinë e Kulturës” të Komunës Shtime në kuadër të Ditës Përkujtimore të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë. Duke iu drejtuar të pranishmëve mes të cilëve ishin...

Reçak, Kosovë Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ishte sot i pranishëm në veprimtarinë përkujtimore të 21-vjetorit të Masakrës së Reçakut, të kryer nga forcat ushtarake serbe. Presidenti Meta, së bashku me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, vendosi një kurorë me lule dhe bëri homazhe në kompleksin...