Berat-Fjala e Presidentit Meta në ceremoninë e dhënies së çmimeve për fituesit e Olimpiadës Mbarëkombëtare së Matematikës

Berat-Fjala e Presidentit Meta në ceremoninë e dhënies së çmimeve për fituesit e Olimpiadës Mbarëkombëtare së Matematikës

Përgëzoj të gjitha ato që kanë marrë pjesë në këtë Olimpiadë dhe që janë fitues, sepse të gjitha kanë kaluar garat e mëparshme e të vështira.

Mendoj se ju duhet të jeni modele të shkëlqyera për të gjithë nxënësit, për të gjithë fëmijët, sepse kush i shmanget matematikës kërkon një jetë të lehtë, por jeta është e vështirë. Dhe për ta fituar çdo betejë matematika është shumë e rëndësishme, sepse është baza e të gjitha shkencave dhe disiplinave më të rëndësishme. Dhe pa zhvilluar edhe më tej këtë disiplinë, pas asnjë diskutim do ta kemi më të vështirë t’i fitojmë sfidat e së ardhmes.

Në mënyrë të veçantë një falënderim për të gjithë mësueset e mësuesit, të cilët me pasionin e tyre, përpiqen ta bëjnë matematikën sa më tërheqëse dhe sa më interesante për të gjithë fëmijët, sepse mendoj se edhe mësuesit kanë një rol të rëndësishëm për ta bërë matematikën sa më të bukur dhe sa më mëgjepsëse. Padyshim që për këtë ne u jemi shumë mirënjohës të gjithë atyre.

U sigurova që Berati kishte dalë fitues me meritë të plotë e të padiskutueshme ngaqë ndodh rrallë për të marrë 99 pikë. Kjo është një kënaqësi e madhe dhe një duartrokitje për të gjithë mësueset e fëmijët e Beratit. Urime të gjithëve dhe jam shumë i kënaqur që fëmijët që kanë ardhur nga trevat shqiptare kanë qenë mysafirë te bashkëmoshatarët e tyre beratas, sepse kjo do të thotë matematikë, por edhe miqësi. Ta ndieni njëri-tjetrin më pranë edhe përmes matematikës.