Ambasadorja e re e Holandës, Guusje Korthals Altes, i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Ambasadorja e re e Holandës, Guusje Korthals Altes, i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e re e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në vendin tonë, zonja Guusje Korthals Altes.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për vëmendjen që Holanda i kushton bashkëpunimit me Shqipërinë, veçanërisht në kuadër të agjendës evropiane dhe përmbushjes së prioriteteve kyçe.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta shprehu vlerësimin për kontributin dhe mbështetjen nga Holanda të projekteve për promovimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe për funksionimin e shtetit të së drejtës.

Duke u ndalur tek marrëdhëniet dypalëshe, Presidenti Meta përshëndeti interesin në rritje të kompanive të mëdha holandeze për të investuar në tregun shqiptar.

Presidenti Meta shprehu besimin se, ashtu si gjatë vitit të shkuar, Holanda do të vijojë të mbetet në vendet e para në listën e investitorëve të mëdhenj strategjikë në Shqipëri.