Ambasadori i ri i Bullgarisë, Momtchil Stoyanov Raytchevski, i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Ambasadori i ri i Bullgarisë, Momtchil Stoyanov Raytchevski, i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës së Bullgarisë në vendin tonë, zoti Momtchil Stoyanov Raytchevski.

Presidenti Meta vlerësoi lidhjet historike e kulturore si dhe marrëdhëniet shumë të mira e të bashkëpunimit midis dy vendeve.

Duke u ndalur në nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar, Presidenti Meta nënvizoi se, Bullgaria mbetet një partner tradicional dhe shumë i rëndësishëm ekonomik për Shqipërinë.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për vëmendjen e veçantë që Bullgaria i kushtoi Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor gjatë mbajtjes së fundmi të Presidencës së Bashkimit Evropian.