Ambasadori i ri i Brazilit, Francisco Carlos Ramalho de Carvalho Chagas, i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Ambasadori i ri i Brazilit, Francisco Carlos Ramalho de Carvalho Chagas, i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës Federative të Brazilit në vendin tonë, zoti Francisco Carlos Ramalho de Carvalho Chagas.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira e miqësore midis dy vendeve, që dy vendet kanë ndërtuar prej 6 dekadash.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta vlerësoi se këto marrëdhënie janë intensifikuar më shumë, si në nivel dypalësh ashtu edhe në atë shumëpalësh, veçanërisht pas hapjes së ambasadave në kryeqytetet respektive të të dy vendeve.

Duke u ndalur në mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar, Presidenti Meta nënvizoi se mundësitë janë të shumta.

Nuk mjafton vetëm fakti se Brazili është partneri i parë tregtar ndër vendet e Amerikës Latine, por ato duhet të rriten e intensifikohen më shumë, në të gjitha fushat, – theksoi Presidenti Meta.