Ambasadori i ri i Arabisë Saudite, Abdelmomen Mohammed Sharaf, i dorëzon Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Ambasadori i ri i Arabisë Saudite, Abdelmomen Mohammed Sharaf, i dorëzon Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Arabisë Saudite në vendin tonë, Sh.T.Z. Abdelmomen Mohammed Sharaf.

Presidenti Meta vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer midis dy vendeve.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e projekteve zhvillimore dhe asistencën financiare që Arabia Saudite i ka dhënë Shqipërisë ndër vite.

Duke iu referuar mundësive në rritje të bashkëpunimit ekonomik, Presidenti Meta shprehu besimin se kontributi i Ambasadorit Sharaf në këtë drejtim do të jetë shumë domethënës.

Një vlerësim të veçantë Presidenti Meta e bëri edhe për mbështetjen që Arabia Saudite i ka dhënë Kosovës.

]]>