Ambasadori i Gjeorgjisë, George Janjghava, i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Ambasadori i Gjeorgjisë, George Janjghava, i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Gjeorgjisë, zoti George Janjghava.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve dhe nënvizoi nevojën e konkretizimit dhe intensifikimit të tyre në të gjitha nivelet dhe fushat me interes të ndërsjellë.

Duke vlerësuar hapësirat që ka krijuar lëvizja pa viza e qytetarëve në të dy vendet, Presidenti Meta nënvizoi interesin për të nxitur në mënyrë të veçantë bashkëpunimin në fushën e turizmit dhe të shkëmbimeve kulturore.

Ndërsa, duke u ndalur në çështjet e sigurisë, Presidenti Meta shprehu mbështetjen për integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjisë dhe vlerësoi kontributin e saj në kuadër të operacioneve dhe misioneve të NATO-s, si dhe përparimin në kuadër të bashkëpunimit me Aleancën.

]]>