Aleanca Për Dhurimin e Gjakut

Aleanca Për Dhurimin e Gjakut

ÇFARË ËSHTË “ALEANCA PËR DHURIMIN E GJAKUT” DHE SI LINDI NEVOJA PËR TË


 

Kjo Aleancë, nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z Ilir META lindi si nevojë për të sensibilizuar e ndërgjegjësuar shoqërinë tonë për nevojën e dhurimit vullnetar të gjakut, për të ngritur solidaritetin për të dhuruar gjak për ata që kanë nevojë e për të nxitur vullnetarizmin, sepse dhurimi vullnetar i gjakut mbetet ende një sfidë për ne.

 

 

Të gjithë ne, drejtpërdrejtë apo nëpërmjet familjarëve tanë, kemi pasur nevojë në një moment në jetë për trasfuzion gjaku. Ndërkohë që grupe të tëra shoqërore si të sëmurët talasemikë apo të tjera kanë nevojë të vazhdueshme për gjak, ashtu siç kanë nevojë ata që ju nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale apo që pësojnë aksidente.

 

 

Të dhurosh gjak është një akt humanizmi dhe solidariteti dhe jam i bindur se kjo Aleancë do të punojë për ta forcuar këtë solidaritet, ashtu sic do të punojë fort për të nxitur vullnetarizmin duke motivuar e inkurajuar të gjithë qytetarët dhe sidomos të rinjtë tanë për të dhuruar gjak.

OBJEKTIVAT E “ALEANCËS PËR DHURIMIN E GJAKUT


–       Rritja e numrit të dhuruesve vullnetarë të gjakut;

–       Arritja e objektivit 100% dhurim vullnetar e falas të gjakut     nëpërmjet krijimit të një mjedisi inkurajues;

–       Arritja e objektivit prej 2% të dhurimeve të popullsisë;

–       Nxitja e kulturës së dhurimit vullnetar të gjakut;

–       Ndërtimi dhe mbajtja e një baze të qëndrueshme të dhënash të dhuruesve vullnetar;

–       Ofrimi i një shërbimi të kujdesshëm e cilësor ndaj dhuruesve

 

Realizimi i këtyre objektivave do të bëhet i mundur përmes:

 

  1. Sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi të vazhdueshëm të qytetarëve për çështjen e dhurimit vullnetar e falas të gjakut, nëpërmjet organizimit të  fushatave promovuese ku në qendër të jenë figura të njohura publike të fushave të ndryshme: të artit, të shëndetit, të shkencës, sportit, të mediave etj.
  2. Organizimi i sesioneve të dhurimit të gjakut në çdo kohë dhe periudhë të vitit, duke arritur tek dhuruesi nëpërmjet sesioneve të lëvizshme të dhurimit sidomos gjatë periudhës së verës kur nevojat janë dhe më mëdha.
  3. Mobilizimi, edukimi dhe motivimi i të rinjve tanë si një brez i ri i dhuruesve vullnetarë të gjakut, nëpërmjet takimeve në universitete të ndryshme publike dhe private, dhe në çdo mjedis rinor në bashkëpunim me organizatat rinore dhe shoqatat e ndryshme.
  4. Koordinimi me universitetet për t’iu ofruar studentëve njohuri bazë për gjakun, parandalimin e HIV / AIDS-it, dhe për të promovuar dhe organizuar sesione për dhurimin vullnetar të gjakut.
  5. Mundësisht edhe futja në kurrikulat mësimore e informacionit për dhurimin e gjakut, ku nxënësit të ndihmohen të kuptojnë  se si funksionon ai dhe sa i domosdoshëm është, por njëkohësisht dhe si mund të përdoret në mënyrë të shëndetshme për të shpëtuar jetë.
  6. Ngritja e një rrjeti të solidaritetit për dhurimin e gjakut nëpër Shqipëri, nëpërmjet përfshirjes së Shoqatave dhe Kryetarëve të Bashkive, përmes organizimit të aktiviteteve të ndryshme publike si koncerte apo aktivitete sportive, duke u fokusuar sidomos në zonat me më prioritet ku dhe kërkesat janë më të mëdha sidomos përsa i takon kategorisë të talasemikëve, si Lushnja, Fieri, etj.
  7. Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për dhuruesit e gjakut duke e bërë dhurimin e gjakut një experiencë të sigurtë, por edhe të këndshme.
  8. Stimulimi i dhuruesve që dhurojnë rrallë për t’i kthyer ata në dhurues të rregullt. Njohja e kontributit të dhuruesve të rregullt për shoqërinë, nëpermjet krijimit të një statusi të veçantë për ta.
  9. Fuqizim i ndikimit të ditës botërore të dhurimit vullnetar të gjakut dhe eventeve kombëtare të dhurimit të gjakut nëpërmjet edukimit, mobilizimit dhe përfshirjes së komunitetit dhe krijimit të rrjeteve komunitare në mbështetje të dhurimit vullnetar e falas të gjakut.
  10. Bashkëpunime me shoqata vendase, evropiane, universitete etj, për projekte apo studime të ndryshme në Shqipëri mbi çështjen e edukimit dhe promovimit të kauzës së dhurimit të gjakut.
  11. Konferenca shkencore dhe takime të ndryshme ndër-institucionale, me qëllim dhënien e një vizibilitet më të madh çështjes së dhurimit të gjakut në vend.

ANËTARËT E “ALEANCËS PËR DHURIMIN E GJAKUT”


 

  1. Avokati i Popullit
  2. Forumi Rinor i Lëvizjes Socialiste për Integrim
  3. Forumi Rinor i Partisë Demokratike
  4. Forumi Rinor i Partisë Socialiste
  5. Instituti i Shëndetit Publik
  6. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi
  7. Komisioni Parlamentar i Shëndetit
  8. Kryqi i Kuq Shqiptar
  9. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
  10. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
  11. Aldo Brancati
  12. Anila Godo
  13. Arvin Dibra
  14. Giuseppe Noveli, Rektor Univ. Tor Vergata Romë
  15. Irena Qendro
  16. Tritan Shehu
  17. Qendra Kombëtare e Promocionit dhe Edukimit Shëndetësor
  18. Qendra Kombëtare e Trasfuzionit të Gjakut
  19. Shoqata e Anestezistëve e Reanimatorëve të Shqipërisë
  20. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë
  21. Shoqata e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut
  22. Shoqata e Talasemikëve dhe Hemoglobinopative
  23. Shoqata e Talasemikëve
  24. Shoqata për Autonomi Vendore
  25. Universitetit i Mjekësisë Tiranë

AKTIVITETET


Presidenti Meta në Bashkinë Sarandë, me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”

Presidenti Meta në Bashkinë Sarandë, me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”

Presidenti Meta në Bashkinë Sarandë, me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”: Dhurimi i gjakut të jetë një proces tërësisht i garantuar në mënyrë vullnetare. Sarandë Presidenti i ...

Lexo me shumë
Presidenti Meta në Bashkinë Shkodër, me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”

Presidenti Meta në Bashkinë Shkodër, me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”

Presidenti Meta në Bashkinë Shkodër, me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”: Besoj se të rinjtë e të rejat do të bëhen edhe promovuesit kryesorë të kësaj Aleance dhe solidariteti ...

Lexo me shumë
PUNONJËSIT E AMK-SË (BASHKIA TIRANË) I BASHKOHEN NISMËS SË PRESIDENTIT META PËR DHURIMIN E GJAKUT

PUNONJËSIT E AMK-SË (BASHKIA TIRANË) I BASHKOHEN NISMËS SË PRESIDENTIT META PËR DHURIMIN E GJAKUT

Punonjësit e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit i bashkohen thirrjes së Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, në kuadër të nismës “Aleanca për Dhurimin Gjakut”, duke u ...

Lexo me shumë