AGJENCIA E PARQEVE DHE REKREACIONIT NË BASHKINË E TIRANËS I BASHKOHET NISMËS PËR DHURIMIN E GJAKUT

AGJENCIA E PARQEVE DHE REKREACIONIT NË BASHKINË E TIRANËS I BASHKOHET NISMËS PËR DHURIMIN E GJAKUT

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës i bashkohet nismës së Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta për dhurimin e gjakut, në kuadër të nismës “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehu mirënjohjen e tij për punonjësit e APR-së dhe theksoi se kjo nismë ka dobi të dyanshme, pasi u shërben atyre që kanë nevojë për gjak, por nga ana tjetër i bën mirë edhe dhuruesve, për të reduktuar mundësinë e sëmundjeve kanceroze dhe rigjeneruar qelizat e reja të gjakut.