Presidenti Meta nderon veprën dhe kontributin e Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush

Presidenti Meta nderon veprën dhe kontributin e Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush

Në nderim e mirënjohje të veprës së vyer të Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush ndaj ndryshimeve të para demokratike në Shqipëri e qëndrimit të tij të palëkundur për liritë e të drejtat e shqiptarëve, veçanërisht në Kosovë, në vlerësim e respekt të thellë ndaj betejës së tij të palodhur për lirinë dhe shembjen e Murit të Berlinit, Flamuri Kombëtar në Institucionin e Presidencës është ulur sot në gjysëmshtizë.