Presidenti Nishani dekreton dhënien e gradës madhore Gjeneral Brigade, Kolonelit Frederik Mark Beltoja

DEKRET
PËR
DHËNIE GRADE MADHORE

Në mbështetje të gërmës d, të nenit 92 dhe nenit 93 të Kushtetutës, të pikës 7, të nenit 7, të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të pikës 5, të nenit 13 të ligjit nr. 9171, datë 22.01.2004 “Për gradat dhe karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j

Neni 1

Kolonel Frederik Mark Beltoja, me detyrë Zëvendëskomandant i Forcës Ajrore, i jepet grada madhore Gjeneral Brigade.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i Dekretit 8231
Tiranë, më 24.06.2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                            
                             BUJAR NISHANI