Presidenti Nishani dekoron zotin Donald Rumsfeld me Dekoratën e “Flamurit Kombëtar”

  17 qershor 2013

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi zotit Donald Rumsfeld Dekoratën  e “Flamurit Kombëtar” me motivacionin: “Në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi, për kontributin e jashtëzakonshëm, si dhe për mbështetjen e fuqishme që Ai dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për reformimin, fuqizimin dhe modernizimin e Ushtrisë Shqiptare dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO”.