Ledio Nuraj – Këshilltar për Protokollin

Lindi më 12 gusht të vitit 1978 në qytetin e Vlorës. Arsimin e mesëm e kreu në qytetin e lindjes, në shkollën e mesme të përgjithshme “Ali Demi”, në vitin 1997. Studimet e larta i kreu në vitet 1997-2001 në Universitetin e Tiranës, pranë Fakultetit të Drejtësisë ku u diplomua si jurist.

Zoti Nuraj ka ndjekur në vitin 2001 kursin e trainimit me temë “Globalizmi dhe Ligji Ndërkombëtar”, në Helsinki të Finlandës; në vitin 2003 ka kryer një program trainimi “Mbi Reformën në Administratën Publike dhe Aftësitë Menaxhuese”; në 2004-n programin e zhvillimit “Prezantimi me Administratën Publike”; në vitin 2006, programin e trainimit “Rishikimi Funksional dhe Reforma në Administratën Publike në Shqipëri”, i organizuar nga Instituti i Trainimit ENNA, në Paris, Francë.

Ledio Nuraj ka ndjekur studimet pasuniversitare në Akademinë Diplomatike Shqiptare, ku është diplomuar për “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci”.

Në 2008-ën është diplomuar në Universitetin Georgetown në SHBA, për “Executive Menagement”; ndërsa në vitin 2011 ka marrë diplomën Master Shkencor, Niveli II, në “E Drejtë Kushtetuese dhe Administrative”.

Z.Nuraj vjen nga një përvojë disavjeçare pune: në vitet 2003-2006 ka punuar pranë Këshillit të Ministrave, në Departamentin e Administratës Publike; në periudhën 2006-2007 Drejtor i Shërbimeve të Brendshme pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; më pas Këshilltar për Administratën Publike, pranë Ministrit të Brendshëm në vitet 2007-2009; Këshilltar i Ministrit të Drejtësisë në vitet 2010-2011; Drejtor i Menaxhimit, Zhvillimit dhe Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Brendshme në vitet 2011-2012. Aktualisht është emëruar Këshilltar për Protokollin i Presidentit të Republikës.

Ledio Nuraj njeh gjuhët angleze dhe italiane.