Presidenti Nishani dekreton ndryshimet në përbërjen e Këshillit të Ministrave

3 prill 2013

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, dekreton shkarkimin nga detyra e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, të zotit Edmond Haxhinasto.

Kreu i Shtetit, në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, dekretoi shkarkimin nga detyra e Ministrit të Punëve të Jashtme, të zotit Edmond Panariti.

Presidenti Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, dekretoi shkarkimin nga detyra e Ministrit të Shëndetësisë, të zotit Vangjel Tavo.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës,  me propozim të Kryeministrit, dekretoi shkarkimin nga detyra e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, të zotit Aldo Bumçi.

Presidenti Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës,  me propozim të Kryeministrit, dekretoi emërimin e zotit Myqerem Tafaj, Zëvendëskryeministër dhe ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës,  me propozim të Kryeministrit, dekretoi emërimin e zotit Halim Kosova, Ministër i Shëndetësisë.

Kryetari i Shtetit, në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës,  me propozim të Kryeministrit, dekretoi emërimin e zotit Aldo Bumçi, Ministër i  Punëve të Jashtme.

Presidenti Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës,  me propozim të Kryeministrit, dekretoi emërimin e zotit Florjon Mima, Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Gjithashtu, Presidenti  Republikës, në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës,  me propozim të Kryeministrit, dekretoi emërimin e zotit Visar Zhiti, Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.