Specialist për Teknologjinë e Informacionit

NJOFTIM

Për plotësimin e përkohshëm të vendeve të lira të punës.
Mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, neni 107, në Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), neni 140/1, dhe në Vendimin e Presidentit të Republikës nr. 279, datë 25.01.2013, “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Institucionit të Presidentit”, Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë njofton se do të punësojë për një periudhë të përkohshme, deri në përfundimin e plotë të procedurave të konkurimit dhe rekrutimit, sipas Ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil”, specialist për vendin si më poshtë:

Specialist për Teknologjinë e Informacionit.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

• Të kenë mbaruar arsimin e lartë, dega inxhinieri elektronike, informatikë. (Niveli minimal DNP+MNP).
• Të jenë shtetas shqiptarë.
• Të kenë njohuri shumë të mira mbi serverat e konfigurimet e tyre dhe pajisjet CISCO, në ndërtim dhe mirëmbajtje faqe interneti, të jenë njohës të protokolleve të sigurisë në rrjet dhe internet.

Paga mujore për vendin e mësipërm, është në nivelin e pagave në shërbimin civil.
Dokumentacioni :
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 15.03.2013 pranë zyrës së Burimeve Njerëzore të Institucionit të Presidentit këto dokumente: kërkesë me shkrim për vendin e punës, CV, diplomë të shkollës së lartë dhe certifikatë notash (fotokopje të noterizuara), librezë pune (fotokopje të noterizuar), si dhe dokumenta të tjerë kualifikimi (nëse kanë) që mund të ndikojnë në vlerësimin e aftësive profesionale të kandidatëve, dëshmi penaliteti.
Diplomat dhe gradat shkencore të mbrojtura jashtë shtetit duhet të jenë të ekuivalentuara nga Ministria e Arsimit.