Specialist i përkthimeve në Frëngjisht

NJOFTIM

Për plotësimin e përkohshëm të vendeve të lira të punës.
Mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, neni 107, në Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), neni 140/1, dhe në Vendimin e Presidentit të Republikës nr. 279, datë 25.01.2013, “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Institucionit të Presidentit”, Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë njofton se do të punësojë për një periudhë të përkohshme, deri në përfundimin e plotë të procedurave të konkurimit dhe rekrutimit, sipas Ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil”, specialist për vendin si më poshtë:

Specialist i përkthimeve në Frëngjisht

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

• Të kenë mbaruar arsimin e lartë, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, dega frëngjisht. (Niveli minimal DNP+MNP)
• Të kenë eksperiencë pune mbi 3 vite në fushën e përkthimeve.
• Të zotërojnë një gjuhë të dytë të huaj të vendeve të BE-së, avantazh anglishtja.
• Të jenë shtetas shqiptarë.
• Të kenë njohuri shumë të mira të punës në kompjuter.

Paga mujore për vendin e mësipërm, është në nivelin e pagave në shërbimin civil.
Dokumentacioni :
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 15.03.2013 pranë zyrës së Burimeve Njerëzore të Institucionit të Presidentit këto dokumente: kërkesë me shkrim për vendin e punës, CV, diplomë të shkollës së lartë dhe certifikatë notash (fotokopje të noterizuara), librezë pune (fotokopje të noterizuar), si dhe dokumenta të tjerë kualifikimi (nëse kanë) që mund të ndikojnë në vlerësimin e aftësive profesionale të kandidatëve, dëshmi penaliteti.
Diplomat dhe gradat shkencore të mbrojtura jashtë shtetit duhet të jenë të ekuivalentuara nga Ministria e Arsimit.