Informacion për Dekorimet në Republikën e Shqipërisë

  • “Dekorata e flamurit kombëtar”

U jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për merita të jashtëzakonshme për lartësimin e shtetit dhe të kombit shqiptar. Përgjithësisht propozuesi për dhënien e kësaj dekorata është vetë Presidenti i Republikës (pra me nismën e tij), mund të jetë gjithashtu Kryeministri ose Kuvendi.

  • Dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

U jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për ndihmesë të qenësishme ose kontribut madhor në mbrojtjen, forcimin apo përparimin e faktorit shqiptar kudo në botë. Propozuesi mund të jetë Presidenti i Republikës, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit.

  • Dekorata “Nderi i kombit”

U jepet personaliteteve shqiptare që, me veprat dhe emrin e tyre, nderojnë kombin shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Propozuesi mund të jetë vetë Presidenti i Republikës, por edhe të gjithë institucionet që parashikohen në Rregulloren e Procedurave të Dekorimeve, si Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, Ministrat, Institucionet e pavarura etj. që propozojnë sipas fushës përkatëse.

  • Dekorata “Nënë Tereza”

U jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për akte të shquara humanizmi ndaj kombit shqiptar dhe njerëzimit. Propozuesi mund të jetë vetë Presidenti i Republikës ose institucionet që parashikon Rregullorja e Procedurave të Dekorimeve (Kryeministri, Kuvendi, ministritë, organet e pavarura etj.)

  • “Dekorata e artë e shqiponjës”

U jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për trimëri në luftën e armatosur dhe për veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë paqeje. Propozuesi mund të jetë vetë Presidenti i Republikës si dhe të gjitha institucionet e parashikuara në Rregulloren e Procedurave të Dekorimeve, organet e pushtetit vendor, etj.

  • Dekorata “Pishtar i demokracisë”

U jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për shërbime të shquara dhe sakrifica të kryera për kombin shqiptar dhe demokracinë.

  • Titulli “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

U jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për akte të veçanta heroike në mbrojtjen, forcimin dhe përparimin e Republikës së Shqipërisë.

  • Titulli “Kalorës i urdhrit të flamurit”

U jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për veprimtarinë e tyre në dobi të shtetit dhe kombit shqiptar.

  • Titulli “Martir i demokracisë”

U jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja, që janë martirizuar për veprimtarinë e tyre të shquar për lirinë, demokracinë dhe përparimin shoqëror të Republikës së Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.

  • Titulli “Mjeshtër i madh”

U jepet punonjësve të fushave të ndryshme të shkencës, artit, sportit, drejtimit, prodhimit dhe biznesit për punë të shquara dhe kontribut thelbësor në zhvillimin e sektorit. Propozimi bëhet si rregull nga institucionet e parashikuara nga Rregullorja e Procedurave ose me nismë të Presidentit të Reublikës.

  • Titulli “Naim Frashëri”

U jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja, punonjësve të shkencës, artit, kulturës dhe arsimit për veprimtari të çmuara dhe lartësimin e Republikës së Shqipërisë në fushën përkatëse. Propozuesi mund të jetë vetë Presidenti i Republikës si dhe institucionet e parashkuara në Rregulloren e Procedurave të Dekorimeve, organet e pushtetit vendor, etj.

  • Titulli “Për merita të veçanta civile”

U jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për merita të veçanta civile në Republikën e Shqipërisë. Propozuesit janë Presidenti i Republikës si edhe organet sipas Rregullores së Procedurave, ministritë, institucionet, organe të pushtetit vendor, etj.

  • Medalja “Shërbime Ushtarake”

U jepet shtetasve shqiptarë dhe të huaj për merita të veçanta në shërbimin ushtarak në Shqipëri. Propozuesi mund të jetë Presidenti i Republikës, organet e parashikuara nga Rregullorja, veçanërisht Ministria e Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm.

  • Medalja e Mirënjohjes

U jepet qytetarëve shqiptarë ose të huaj, në raste festash zyrtare dhe ngjarjesh historike.