14/04/2018-Presidenti Meta dekoron zotin Bujar Pregja me Titullin “Naim Frashëri”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi dt. 12/04/2018, nr. dekretit 10762 zotit Bujar Pregja Titullin “Naim Frashëri” me motivacionin: “Për kontributin si ‘Arbitër i FIFA-s’ në gjykimin me profesionalizëm dhe korrektësi të ndeshjeve kombëtare dhe ndërkombëtare të futbollit. Në vlerësim të përkushtimit në përgatitjen e arbitrave të rinj, si dhe angazhimit të tij sportiv”.