Presidenti Meta priti Avokatin e Popullit, znj. Erinda Ballanca

13 prill 2018

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim Avokatin e Popullit, znj.Erinda Ballanca.

Avokati i Popullit, znj. Erinda Ballanca i dorëzoi Presidentit Meta Raportin Vjetor të punës për vitin 2017 dhe e njohu atë me aspekte të veçanta të veprimtarisë dhe prioriteteve të këtij institucioni.

Presidenti Meta vlerësoi punën e bërë nga Institucioni i Avokatit të Popullit ndër vite dhe evidentoi faktin se ky institucion është një garant i rëndësishëm i të drejtave dhe i lirive të qytetarëve.

Avokati i Popullit është pjesë e atyre institucioneve të veçanta që, me punën e tyre, garantojnë dhe funksionalitetin e demokracisë, të shtetit ligjor dhe të të drejtave të njeriut, prandaj pritmëritë dhe shpresat që kanë qytetarët tek ky institucion, duhen justifikuar me punë objektive dhe të pavarur.

Duke ofruar mbështetjen maksimale, Presidenti Meta theksoi se roli i Avokatit të Popullit është i pazëvendësueshëm, edhe për faktin se evidentimi i problematikës dhe rekomandimet e Tij, për veprimtarinë e çdo institucioni publik, janë një nga mjetet që nxjerrin në pah të vëretën, luftojnë padrejtësitë e ushtrimit jo korrekt të pushtetit publik dhe rikthejnë besimin tek shteti i së drejtës.