Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 11/2018

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 11/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale te Gjermanisë për bashkëpunimin teknik 2017, për projektin “Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, nxitja e punësimit dhe arsimit profesional (shtim i dytë fondesh)””.

Nr. Dekretit 10741

Tiranë, më 12.03.2018

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META