Shpallje e vendeve vakante e Institucionit të Komisionerëve Publikë

Institucioni i Komisionerëve Publikë, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimin e Kuvendit nr. 94/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të institucioni i Komisionerëve Publikë”, shpall vendet vakante për pozicionet:

DREJTOR NË DREJTORINË E MENAXHIMIT TË ÇËSHTJEVE DHE MARRËDHËNIEVE ME MEDIAN DHE PUBLIKUN (paga II-b)

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

a) Të ketë diplomë të nivelit “Master i shkencave”për drejtësi.

b) Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

c) Të ketë të paktën 5 vite eksperienë pune në nivel drejtues e menaxherial.

SPECIALIST SEKRETARIE (paga IV-a) 2 pozicione

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

a) Diplomë të nivelit Bachelor në Drejtësi.

b) Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

c) Tre vite përvojë në profesionin e sekretares gjyqësore.

SPECIALIST REDAKTOR GJUHËSOR (paga IV-b)

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

a) Diplomë të nivelit “Master” në Gjuhë Letërsi.

b) Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

c) Të paktën 3 vite eksperienë pune në fushën e zbardhjes, draftimit, redaktimit etj. të dokumentave.

PËRKTHYES (paga II-b)

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

a) Të zotërojë diplomë të nivelit master shkencor në gjuhë të huaja, dega Anglisht ose Drejtësi dhe të ketë minimumi 5 vjet eksperiencë në përkthim shqip-anglisht-shqip.

b) Të ketë njohuri shumë të mira në terminologjinë ligjore në të dyja gjuhët.

c) Kanë përparësi kandidatët me eksperiencë pune pranë organizatave ndërkombëtare.

Preferohen kandidaturat e licencuara përkthyes zyrtar nga Ministria e Drejtësisë.

 

KOORDINATOR PËR MEDIAN DHE MARRËDHËNIET ME JASHTË (paga III-a)

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

a) Diplomë të nivelit “Master” në në Drejtësi/Gazetari/Gjuhë-Letërsi etj.

b) Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

c) Të paktën 5 vite përvojë pune në fushën e gazetarisë, marrëdhënieve me publikun, marrëdhëniet ndërkombëtare etj.

SPECIALIST PRITJE ME POPULLIN (paga IV-b)

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

a) Diplomë të nivelit “Master” në Drejtësi.

b) Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

c) Të paktën 3 vite përvojë pune në fushën e marrëdhënieve me publikun, administratë publike, etj.

DREJTOR NË DREJTORINË EKONOMIKE DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE

(paga II-b)

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

a)Diplomë të nivelit “Master i shkencave” në Shkenca Ekonomike.

b)Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

c)Të paktën 5 vite eksperienë pune në nivel drejtues e menaxherial.

SPECIALIST IT  (III-b)

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

a) Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Inxhinieri Informatike, Informatikë, Teknologji informacioni etj.

b) Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit.

c) Të ketë njohuri shumë të mira në administrimin e sistemeve si Active Directory, Outlook Mail Client

ç) Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastukturën e rrjetit.

d) Të ketë njohuri bazë për panelet e administrimit të faqeve web (WordPress, Drupal, Joomla etj).

dh) Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

SPECIALIST FINANCË/BUXHETI  (III-b)

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

a) Të zotërojë diplomë të nivelit “Master shkencor” në Shkenca Ekonomike, dega Financë.

b) Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

c) Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion.

d) Të ketë njohuri në programet financiare, si: Alpha/Financa 5 etj.

SPECIALIST I BURIMEVE NJERËZORE (III-b) 

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

a) Të zotërojë diplomë të nivelit “Master shkencor”.

b) Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

c) Të ketë të paktën 4 vite përvojë pune në fushën e burimeve njerëzore.

KUSHTE TË PËRGJITHSHME

Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për t’u pajisur me certifikatë sigurie, sipas vendimit Këshillit Ministrave nr. 188, datë 4.3.2015.

Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.

Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen në një nga format e dhëna më poshtë:

• Paraqitjes së kërkesës dorazi nga aplikanti nga data 16 deri 20 Prill 2018, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të Komisionerëve Publikë, në adresën: Godina e ish-Lidhjes së Shkrimtarëve, Rruga e Kavajës, Tiranë nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00.
• Dërgimin e kërkesës sëbashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës pranë institucionit të Komisionerëve Publikë në adresën: Godina e ish Lidhjes së Shkrimtarëve, Rruga e Kavajës, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 20.04.2018 dhe të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga zyra postare.

Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon të mbyllura në zarf, 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme:
• Jetëshkrimin profesional përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
• Fotokopje e dokumentit të identifikimit (letërnjoftim, pasaportë, kartë identiteti)
• Dokumentat (diplomë, librezë pune, vërtetime, dëshmi, vetdeklarim, certifikata, trajnime etj) fotokopje ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
• Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal (Vërtetim nga Gjykata, Vërtetim nga Prokuroria, Dëshmi e gjendjes gjyqësore)
• Vërtetim nga institucioni ku punon që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
• Një rekomandim nga punëdhënësi;
• Raport që verteton se eshte në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
• Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme.

Kandidatët që plotësojnë kriteret formale dhe kanë depozituar dokumenta të fotokopjuara, përpara intervistës i parashtrojnë Komitetit ad-hoc dokumentat e njësuara ose ato origjinale.