Presidenti i Republikës shpreh shqetësimin për situatën e krijuar në Rrugën e Kombit

31 mars 2018

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta shpreh shqetësimin për situatën e krijuar në Rrugën e Kombit dhe keqardhjen për personat e lënduar gjatë protestës së sotme. Presidenti bën thirrje për evitimin e dhunës, për vetëpërmbajtje dhe dialog e mirëkuptim, me qëllim normalizimin e situatës dhe kthimin e lëvizjes normale të automjeteve dhe qytetarëve në pritje.