Presidenti Meta priti delegacionin e Parlamentit Evropian

13 shkurt 2018

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti në një takim delegacionin e Parlamentit Evropian që merr pjesë në takimin e 12-të të Komitetit të Stabilizim Asociimit, deputetët Monica Macovei, Elly Schlein, Eduard Kukan dhe Vladimir Urutchev.

Presidenti i Republikës mirëpriti angazhimin e përtërirë të BE-së për të ofruar një perspektivë të sigurt anëtarësimi për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe nga ana tjetër, siguroi për vokacionin solid evropian të qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë përfaqësuesve politikë në vend.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë e dialogut politik në funksion të ecurisë së prioriteteve kyçe në rrugën e reformave dhe të forcimit të sundimit të ligjit.