Presidenti Meta dekreton emërimin e zotit Ferit Hoxha, ambasador pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident

D E K R E T

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe nenit 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Z. Ferit Hoxha, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10729

Tiranë, më 09.02.2018

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META