Ambasadori i Mongolisë, Tseredorj Jambaldorj, i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

7 shkurt 2018

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Mongolisë, Sh.T.Z. Tseredorj Jambaldorj.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe theksoi se duhet punuar më shumë për identifikimin e fushave të bashkëpunimit.

Presidenti Meta nënvizoi nevojën e vijimit të dialogut politik midis dy vendeve në funksion edhe të rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta vlerësoi nevojën e plotësimit të kuadrit ligjor dypalësh me marrëveshje që krijojnë lehtësira për bashkëpunimin ekonomik dhe në fushën e drejtësisë.