Presidenti Meta takon rekordmenin shqiptar dhe kampionin e Evropës në kërcim së gjati, Izmir Smajlaj

10 janar 2018

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta priti sot në një takim rekordmenin shqiptar, kampionin e Evropës në kërcim së gjati, Izmir Smajlaj dhe Presidentin e Federatës Shqiptarë të Atletikës, Gjergj Ruli, të cilëve, në prag të fillimit të garave të rëndësishme ndërkombëtare, iu uroi sa më shumë suksese dhe medalje për Shqipërinë në këtë Vit të Skënderbeut.