Presidenti Meta u uron Festën e “Ujit të Bekuar” besimtarëve ortodoksë

6 janar 2018-Korçë

Me rastin e festës së shenjtë të “Ujit të Bekuar” Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta vizitoi qytetin juglindor të Korçës ku u prit përzemërsisht nga Mitropoliti Imzot Johani, Prefekti Dhori Spirollari, autoritetet vendore si dhe drejtues të bashkësive fetare.

Presidenti Meta u ndal fillimisht në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” duke marrë pjesë në ceremoninë e hedhjes së kryqit të shenjtë dhe festimin e ditës së “Ujit të Bekuar” në Korçë.

Presidenti i Republikës, i shoqëruar edhe nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Edmond Brahimaj vizitoi gjithashtu edhe Mitropolinë e Korçës ku u uroi Imzot Johan Pelushit e drejtuesve fetarë dhe besimtarëve ortdoksë festën e shenjtë dhe u takua e u përshëndet me banorë të shumtë korçarë.

Me këtë rast Presidenti Meta duke vënë në dukje se vështirë të gjesh një ditë kaq të bukur edhe me dëborë, edhe me diell, u shpreh para përfaqësuesve të mediave: “Pata një kënaqësi të veçantë që këtë festë të bukur të ditës së ‘Ujit të Bekuar’ ta përjetoja sot në qytetin e mrekullueshëm të Korçës duke ju uruar edhe njëherë të gjithëve jo vetëm gëzuar këtë festë, por njëkohësisht edhe një vit sa më të mbarë për të gjithë korçarët, për të gjithë shqiptarët!”

Më pas Presidenti Meta ishte dhe vizitoi edhe Pazarin e Korcës, ku zhvilloi një takim të veçantë me pjesëtarët e grupit të famshëm artistik “Lira”, me të cilët bashkëbisedoi ngrohtësisht duke ndarë vlerësimet për vlerat e jashtëzakonshme qytetare, arstistike dhe kulturore të Korçës dhe korçarëve.