Presidenti Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të doktorit Agim Sallaku

28 dhjetor 2017

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta shpreh dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet e sinqerta për ndarjen nga jeta të doktorit të mirënjohur dhe një ndër figurave më të spikatura të onkologjisë shqiptare, Agim Sallaku.

Presidenti i Republikës, duke i shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme, theksoi se: “Shqipëria dhe mjekësia jonë humbën një figurë të shquar, një përfaqësues të spikatur e të denjë të plejadës së mjekëve me kontribute tepër të vyera”.

“Doktor Sallaku do të mbahet mend si një shkencëtar i rrallë dhe i mirëfilltë, i cili me shërbimet e çmuara dhe thelbësore në fushën e tij të onkologjisë, kontribuoi në mënyrë mbresëlënëse në shërbim të shëndetit të qytetarëve dhe të shkencës”, – u shpreh Presidenti Meta.