07/12/2017-Presidenti Meta dekoron zonjën Sylviane Muselier me Dekoratën “Nënë Tereza”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi dt. 04/12/2017, nr. dekreti 10675 zonjës Sylviane Muselier Dekoratën “Nënë Tereza” me motivacionin: “Me mirënjohje të thellë për kontributin e vyer shumëvjeçar në ndihmesë të fëmijëve të sëmurë e familjeve shqiptare në nevojë nëpërmjet përkujdesjes së veçantë dhe ndihmave humanitare e mjekësore, si dhe në vlerësim të lartë për promovimin e imazhit dhe vlerave të rralla të Shqipërisë e shqiptarëve në Francë.”