Presidenti Meta merr pjesë në përurimin e Rezidencës Universitare “Luis Cornil”

7 dhjetor 2017-Marsejë, Francë

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta së bashku me Presidentin e Këshillit Rajonal të Provence-Alpes-Cotes d’Azur (PACA) dhe eurodeputetin, Renaud Muselier, Prefektin e deleguar të Shanseve të Barabarta, Marie-Emamanuelle Assidon, ish-ministrin dhe presidentin e Metropolit PACA Jean-Claude Gaudin, Drejtorin e Përgjithshëm të CAMA Pierre Richter, Rektorin e rajonit akademik Bernard Beignier, dhe Presidentin e Cnous Emmanuel Giannesini, ishte i pranishëm në përurimin e Rezidencës universitare “Lucien Corniel” për studentët në Marsejë.

Me rastin e hapjes së kësaj rezidence mjaft moderne për të rinjtë studentë, u vendos edhe pllaka përuruese, e cila përmbante edhe emrin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.