Presidenti Meta takon përfaqësues të Shoqatës së Invalidëve Para-Tetraplegjikë dhe të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë

3 dhjetor 2017

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Invalidëve Para-Tetraplegjikë dhe të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë.

Në këtë takim, Presidenti Meta iu garantoi mbështetje e dialog të përhershëm dhe u angazhua të nxisë institucionet shtetërore dhe shoqërinë civilë t’iu kushtojnë më tepër vëmendje sfidave për integrimin e tyre të plotë në shoqëri.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve Para-Tetraplegjikë dhe të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë e njohën Presidentin me problematikat e tyre dhe e falenderuan për vëmendjen dhe dialogun.