SHPALLJE E VENDEVE VAKANTE PRANË KOLEGJIT TË POSAÇËM TË APELIMIT

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimin e Kuvendit nr.92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të kolegjit të Posaçëm të Apelimit”:

I – Shpall vendet vakante për pozicionet:

  1. Drejtor në Drejtorinë e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median dhe Publikun

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

 

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” për Drejtësi.
  2. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  3. Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në nivel drejtues e menaxherial.

 

 

  1. Drejtor në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

 

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” për Ekonomi.
  2. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  3. Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në nivel drejtues e menaxherial.

 

  1. Specialist Sekretarie Gjyqësore

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

 

  1. Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë, në Drejtësi.
  2. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  3. Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.

 

  1. Specialist për zbardhjen dhe redaktimin e vendimeve

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

 

  1. Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë, në Degën Gjuhë -Letërsi.
  2. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  3. Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.

 

  1. Përkthyes

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

 

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Gjuhë të Huaja, Dega Anglisht ose Drejtësi dhe të ketë minimum 5 vjet eksperiencë në përkthim Shqip- Anglisht – Shqip.
  2. Të ketë njohuri shumë të mira në terminologjinë ligjore në të dyja gjuhët.
  3. Kanë përparësi kandidatët me eksperiencë pune pranë organizatave ndërkombëtare.
  1. Koordinator për mediat dhe marrëdhëniet me jashtë

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

 

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit të arsimit të Lartë në Drejtësi / Gazetari /Gjuhë-Letërsi etj.
  2. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  3. Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në fushën e mardhënieve me median / mardhëniet me jashtë.

 

  1. Specialist për pritjen me popullin

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

 

  1. Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë në Drejtësi.
  2. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  3. Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.

 

 

II – Rishpall vendet vakante për pozicionet:

 

 

  1. Specialist Financë / Buxhet

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

 

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Ekonomi, Dega Financë.
  2. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  3. Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion.
  4. Të ketë njohuri në programet financiare si: Alpha / Financa 5 etj.

 

 

  1. Specialist i Burimeve Njerëzore

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

 

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor”.
  2. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  3. Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën e burimeve njerëzore.

10. Specialist IT

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

 

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Inxhinieri Informatike, Informatike, Teknologji informacioni etj.
  2. Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit.
  3. Të ketë njohuri shumë të mira në administrimin e sistemeve si Active Directory,Outlook Mail Client
  4. Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastukturën e rrjetit.
  5. Të ketë njohuri bazë për panelet e administrimit të faqeve web (WordPress, Drupal, Joomla etj).
  6. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

11. Specialist Protokoll / Arkive

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

 

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor”.
  2. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  3. Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.

 

KUSHTE TË PËRGJITHSHME

 

  • Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Çertifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 4.3.2015.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.

 

Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 11 Dhjetor deri më 15 Dhjetor 2017 në një nga format e dhëna më poshtë: 

 

  • Paraqitjes së Kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00.
  • Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 15 Dhjetor 2017, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
  • Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 11 Dhjetor deri më 15 Dhjetor 2017 në adresën: info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për  të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme:

  1. Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
  2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
  3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;
  4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore;
  5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi;
  6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt;
  7. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.