Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 101/2017

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 101/2017 “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt am Main, në lidhje me marrëveshjen e huas ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a. (OST) dhe KfW Frankfurt am Main, për projektin “Linja e transmetimit 400 kV Shqipëri-Maqedoni (Fier-Elbasan-Qafëthanë)””.

Nr. Dekretit 10649

Tiranë, më 15.11.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META