Presidenti Meta priti Presidentin e Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Antonio Urso dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Hasan Akkus

14 nëntor 2017

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim Presidentin e Federatës Evropiane të Peshëngritjes, z. Antonio Urso dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, z. Hasan Akkus.

Presidenti vlerësoi rolin e z. Urso në drejtimin e Federatës Evropiane të Peshëngritjes dhe e falënderoi për mbështetjen ndaj peshëngritjes shqiptare, si dhe arritjeve të saj në arenën evropiane.

Presidenti i Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Antonio Urso e falënderoi Presidentin Meta për kujdesin e tij ndaj kësaj disipline sportive dhe e njohu me vendimin për organizimin në Shqipëri të Kampionatit Evropian të Peshëngritjes për të rritur, në mars 2018, duke shprehur besimin se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për organizimin dinjitoz të këtij aktiviteti.