12/11/2017-Presidenti Meta dekoron zotin Besim Zekthi me Dekoratën “Nderi i Kombit”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi dt. 09/11/2017, nr. dekreti 10640 zotit Besim Zekthi Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit shumëvjeçar si solist me nivel të lartë interpretativ dhe mjeshtëri të veçantë artistike të valleve shqiptare; për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin tek brezat e artistëve të rinj, si dhe për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore jashtë vendit”.