12/11/2017-Presidenti Meta dekoron Ansamblin Popullor me Dekoratën “Nderi i Kombit”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi dt. 09/11/2017, nr. dekreti 10639 Ansamblit Popullor Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Për kontributet e çmuara dhe interpretimet e shkëlqyera në më shumë se gjysmë shekulli, duke pasur një ndikim të jashtëzakonshëm, të ndjeshëm dhe të patjetërsueshëm në zhvillimin artistik e kulturor në mbarë vendin. Për rolin e luajtur si ambasador i kulturës jashtë Shqipërisë, nëpërmjet përcjelljes së vlerave më të qenësishme të folklorit shqiptar e trashëgimisë sonë shpirtërore në të gjithë botën”.