Shpallje e vendeve vakante pranë Institucionit të Komisionerëve Publikë

Institucioni i Komisionerëve Publikë, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimin e Kuvendit nr. 94/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të institucioni i Komisionerëve Publikë”, shpall vendet vakante për pozicionet:

Specialist Financë/Buxheti (III-b)

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Ekonomi, Dega Financë.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion.
- Të ketë njohuri në programet financiare si: Alpha/Financa 5 etj.

Specialist i Burimeve Njerëzore (III-b)

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor”.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë të paktën 4 vite përvojë pune në fushën e burimeve njerëzore.

Specialist IT (III-b)

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Inxhinieri Informatike, Informatikë, Teknologji informacioni etj.
  • Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në administrimin e sistemeve si Active Directory, Outlook Mail Client
  • Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastukturën e rrjetit.
  • Të ketë njohuri bazë për panelet e administrimit të faqeve web (WordPress, Drupal, Joomla etj).
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Specialist Protokoll/Arkive (IV-b)

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor”.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.

2 sekretare pranë Komisionerëve Publikë (kategoria e pagës sipas VKM nr. 187/2017)

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor”.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike Microsoft Office.
- Eksperienca në punë përbën avantazh.

KUSHTE TË PËRGJITHSHME

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e nenit 6 të ligjit Nr. 84/2016 “Për Rivlerësiminkalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë ”.

Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.

Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen në një nga format e dhëna më poshtë:

• Paraqitjes së kërkesës dorazi nga aplikanti nga data 20 deri 24 Nëntor, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të Komisionerëve Publikë, në adresën: Godina e ish-Lidhjes së Shkrimtarëve, Rruga e Kavajës, Tiranënga e Hëna në të Premte, ora: 12:00-16:00.
• Dërgimin e kërkesës sëbashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës pranë institucionit të Komisionerëve Publikë në adresën: Godina e ish Lidhjes së Shkrimtarëve, Rruga e Kavajës,Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 27 Nëntor 2017 dhe të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga zyra postare. Institucioni i Komisionerëve Publikë do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit.

Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon të mbyllura në zarf,1 kopje të dokumenteve të mëposhtme:
• Jetëshkrimin profesional përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
• Fotokopje e dokumentit të identifikimit (letërnjoftim, pasaportë, kartë identiteti)
• Dokumentat (diplomë, librezë pune, vërtetime, dëshmi, vetdeklarim, certifikata, trajnime etj) fotokopje ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
• Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal (Vërtetim nga Gjykata, Vërtetim nga Prokuroria, Dëshmi e gjendjes gjyqësore)
• Vërtetim nga institucioni ku punon që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
• Një rekomandim nga punëdhënësi;
• Raport që verteton se eshte në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
• Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme.

Kandidatët që plotësojnë kriteret formale dhe kanë depozituar dokumenta të fotokopjuara, përpara intervistës i parashtrojnë Komitetit ad-hoc dokumentat e njësuara ose ato origjinale.