Presidenti Meta priti në një takim znj. Albena Reshitaj, Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe z. Bajram Hasani, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës

8 nëntor 2017

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim znj. Albena Reshitaj, Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe z. Bajram Hasani, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë të Republikës së Kosovës.

Presidenti Ilir Meta i kushtoi një rëndësi të veçantë zhvillimit të projekteve të përbashkëta si dhe promovimit të ndërsjellë të resurseve mjedisore, kulturore dhe turistike të dy vendeve tona.

Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ministrive homologe të Kosovës dhe të Shqipërisë në zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit, me theks të veçantë në mirëmbajtjen e lumenjve dhe të hapësirave të tjera të përbashkëta.