Presidenti Meta priti në një takim znj. Flutura – Uta Ibrahimi

8 nëntor 2017

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim znj. Flutura – Uta Ibrahimi, shqiptaren e parë që u ngjit në Everest, në majën më të lartë të botës.

Në takim mori pjesë edhe z. Xhimi Begeja, Kryetar i Shoqatës Alpino-Turistike “Dajti”, më të cilin u diskutua për promovimin e bjeshkëve dhe alpeve shqiptare.