Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 10638

D E K R E T

PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE

Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, dhe nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimet e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministres së Kulturës.

D E K R E T O J

Neni 1

U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:

1. Besa Rrustem Shahini

2. Hajrulla Ilir Çeko

3. Valbona Sadedin Shujaku

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Tiranë, më 03.11.2017

Nr. i dekretit: 10638

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META