Shpallje e vendeve vakante të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimin e Kuvendit nr.92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, shpall vendet vakante për pozicionet:

  1. Specialist Financë/Buxhet

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Ekonomi, Dega Financë.

  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

  • Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion.

  • Të ketë njohuri në programet financiare si: Alpha/Financa 5 etj.

  1. Specialist i Burimeve Njerëzore

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor”.

  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

  • Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën e burimeve njerëzore.

  1. Specialist IT

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Inxhinieri Informatike, Informatikë, Teknologji informacioni etj.

  • Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit.

  • Të ketë njohuri shumë të mira në administrimin e sistemeve si Active Directory, Outlook Mail Client

  • Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastukturën e rrjetit.

  • Të ketë njohuri bazë për panelet e administrimit të faqeve web (WordPress, Drupal, Joomla etj).

  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

  1. Specialist Protokoll/Arkive

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor”.

  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

  • Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.

KUSHTE TË PËRGJITHSHME

  • Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për t’u pajisur me Çertifikatë Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 4.3.2015.

  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.

Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 6 Nëntor deri më 10 Nëntor 2017  në një nga format e dhëna më poshtë:

  • Paraqitjes së Kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Pallati i Kongreseve, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00.

  • Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Pallati i Kongreseve, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 10 Nëntor 2017, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

  • Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 6 Nëntor deri më 10 Nëntor 2017 në adresën: info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për  të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme:

  1. Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;

  2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

  3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;

  4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore;

  5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi;

  6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt;

  7. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.